AKTUALITET /

6 atentatet mes Marklen Hakës dhe Gentian Bejtjas që nuk kursyen as të afërmit e fëmijët

Marklen Haka dhe Gentjan Bejtja, pavarësisht atentatave ndaj njëri tjetrit kanë një pikë që i bashkon dhe ajo lidhet me angazhimin e tyre serioz në ekzekutimin e Durim Bamit.

Shkruar nga Versus

6 atentatet mes Marklen Hakës dhe Gentian Bejtjas që nuk kursyen as

E kërkonin në 'qiell', por e gjetën në tokë... Ky ishte fundi i klandestinitet të Marklen Hakës, 33-vjeçarit nga Nikla, i cili u kap në fshatin e tij të lindjes, pak kilometra larg Fushë-Krujës. Vitet e fundit Nikla, ka qenë një zonë "pjellore' me konflikte vrastare mes grupeve të ndryshme kriminale që kanë operuar në zonë. 

Marklen Haka alias Alia, është një prej personazheve që ka lënë "gjurmë" në emrin e Niklës, duke qenë dhe një nder personazhet e njohura për drejtësinë. Haka, akuzohet edhe për serinë e atentateve hakmarrëse ndaj ish-policit Gentjan Bejtja. Ky i fundit u ekzekutua më 15 Mars të këtij viti në banesën e tij, në Larushk të Fushë-Krujës, nga persona të maskuar dhe tashmë të identifikuar. Mes dy familjeve ka pasur disa atentate, ju janë rregjistruar dhe 2 viktima veç Gentjan Bejtjes dhe plagosjen e disa pesonave, mes të cilëve dhe të mitur.

6 atentatet mes Marklen Hakës dhe Gentian Bejtjas që nuk kursyen as

Marklen Haka dhe Gentjan Bejtja, pavarësisht atentatave ndaj njëri tjetrit kanë një pikë që i bashkon dhe ajo lidhet me angazhimin e tyre serioz në ekzekutimin e Durim Bamit. Secili prej tyre ishte vënë në shërbim të Emiljano Shullazit, Arben Ndokës e Ervis Martinajt, në eleminimin e Bamit. Por, pavarësisht pikës që i lidhte, dy bashkëfshatarët, Haka dhe Bejtja nuk i kanë kursyer atentatet dhe qindra plumbat ndaj njëri- tjetrit   

19 Shtator 2016

Në orën 9 e 30 të mëngjesit, Gentian Bejtja, që në atë kohë njihej edhe me emrin Edmond, sapo kishte hipur në makinën e tij “Touareg”, me targë AA 020 BH dhe ndodhej jo shumë larg shtëpisë së tij në Larushkë. Një sasi eksplozivi që ishte vendosur në pjesën e përparme të mjetit. Si pasojë e shpërthimit Bejtja ka mbetur i plagosur lehtë në këmbë. Më 20 dhjetor të vitit 2019, Prokuroria njoftonte se ishin arrestuar për ngjarjen: Edison Pula, Edison Bami, Arjan Ademi, Fadjol Anamali, Muharrem Sheta, Ilir Caca, Marklen Haka, Klaudio Ismailaja dhe Astrit Rryçi.

21 Shtator 2019

Më 21 shtator të vitit 2021, Marklen Haka mbeti i plagosur në një atentat në derën e shtëpisë së tij në Nikël të Krujës. Por në këtë ngjarje mbeti e vrarë gabimisht halla e tij, Shpresa Basha, 50 vjeçe. Autorët zbrazën 100 plumba. Haka, sapo ishte liruar nga burgu kur ndodhi atentati.

9 Janar 2022

Mbrëmjen e 9 janarit të vitit 2022, Gentjan Bejtja, mbeti i plagosur me armë në afërsi të një karburanti në Larushkë të Fushë-Krujës. Bejtja po udhëtonte me një makinë, ku pasagjer ishte Klodjan Stafuka, në momentin që iu zu pritë. Drejt tyre u qëllua me kallashnikov nga një makinë në lëvizje. Plumbi kapi vetëm Bejtjen në njërin krah. Ndërsa Stafuka mori plagë në kokë. 

8 Qershor 2022

Marklen Haka, mbeti i plagosur me armë zjarri më 8 qershor të vitit 2022. Ngjarja ndodhi në mesditë në Fushë-Krujë. Ai u qëllua me një plumb në nofull dhe u transportua menjëherë në spital. Mes të shoqëruarve si të dyshuar ishte edhe Gentian Bejtja. Haka ka qenë i dyshuar edhe për vrasjen e biznesmenit të kromit Nadien Zeneli, në zonën e ish-Bllokut, në vitin 2011, pasi dyshonte se Zeneli i kishte vrarë të vëllain, Roland Haka, në vitin 2004.

4 Korrik 2023

Vetëm 15 minuta pasi kishte kaluar mesnata e kishte hyrë data 4 korrik 2023, një makinë nga ku zbritën 3 persona qëlluan nga të paktën 30 plumba. Plumba që nuk kursyen as dy fëmijë të mitur, 13 e 10 vjeç. Ndërsa daja i tyre mbeti i vrarë. Objektivi ishte prapë Gentian Bejtja, ish polic, që i kishte shpëtuar më parë dy atentateve. Kunati i tij, Ramazan Sino, 29 vjeç, mbeti i vdekur në vend. Sipas Policisë, Sino u gjend rastësisht mes breshërisë së plumbave, njësoj si dy nipat e tij të mitur.  Mes të dyshuarve ishte edhe Marklen Haka, në konflikt të hershëm me Bejtjan.

15 Mars 2024

6 atentatet mes Marklen Hakës dhe Gentian Bejtjas që nuk kursyen as

Atentati që dështoi mesnatën e 4 korrikut të vitit 2023, paçka se humbi jetën një i pafajshëm, u realizua në orën 16 e 20 minuta të 15 marsit 2024. Duket se të njëjtën autorë provuan sërish dhe kësaj here ekzekutuan 43-vjeçarin Gentian Bejtja. Sipas të dhënave të siguruara nga grupi hetimorë, në ngjarje dyshohet të kenë marrë pjesë 4 persona. Të dyshuar për krimin kanë qenë anëtarë të grupit të biznesmenit të zhdukur Ervis Martinaj. Ndaj Bejtjas u derdhën të paktën 100 plumba nga 3 karikatorë kallashi. Ai sapo ishte kthyer nga arratia. Mes të dyshuarve për ngjarjen është edhe Marklen Haka.

Poll