AKTUALITET /

7 emigrantët e Gjadrit do kthehen sërish në Itali, Gjykata e Romës referon çështjen në Gjykatën e BE-së

Pas përfundimit të afateve të vlefshmërisë, shtatë migrantët do të duhet të largohen nga qendra e Gjaderit. Vendimi tani do të shkojë në Gjykatën Evropiane të Drejtësisë

Shkruar nga Versus

7 emigrantët e Gjadrit do kthehen sërish në Itali, Gjykata e

Shtatë emigrantët që mbërritën pak ditë më parë në Shëngjin, për t’u strehuar në kampin e Gjadrit, do të kthehen sërish në Itali.

Seksioni i imigracionit në gjykatën e Romës ka referuar në Gjykatën Evropiane të Drejtësisë çështjen e emigrantëve të mbajtur në qendër e Gjadrit, duke pezulluar masën e vlefshmërisë së ndalimit.

Teksti i dispozitës së seksionit XVIII të imigracionit të Gjykatës së Romës,  «i referohet Gjykatës së Drejtësisë së Bashkimit Evropian, në zbatim të nenit. 267 TFBE" dhe "pezullon aktgjykimin aktual të vlefshmërisë së pa cenuar efektet e ndalimit të përkohshëm të urdhëruar nga administrata me ligj (neni 6 dekreti legjislativ 142/2015 dhe 14 TU imigracioni dhe neni 4 i protokollit të Shqipërisë) " .

Shtatë emigrantët, që vinin nga Egjipti dhe Bangladeshi, do të kthehen në Itali pasi të kenë mbaruar afatet e paraburgimit, 48 orë, për të cilat gjykata ka pezulluar vendimin.

Në lidhje me këtë vendim të Gjykatës së Romës ka reguar dhe zëvëndëskryeministri italian Matteo Salvini i cili është shprehur:

Një tjetër dënim politik jo kundër qeverisë, por kundër italianëve dhe sigurisë së tyre. Qeveria dhe Parlamenti kanë të drejtë të reagojnë për të mbrojtur qytetarët dhe do ta bëjnë këtë.

Deri më tani, emigrantët e përzgjedhur për t'u transferuar në Shqipëri gjatë ekzaminimit paraprak në anijet e shpëtimit janë meshkuj të rritur dhe vijnë nga një nga 19 shtetet që konsiderohen të sigurta nga qeveria italiane./Versus.al

 

 

 

Poll