AKTUALITET /

Abuzoi me faturat duke i shkaktuar miliona lekë dëm shtetit, arrestohet biznesmeni i njohur (EMRI)

Prokuroria e Tiranës ka kërkuar arrestimin e menjëhershëm të biznesmenit 50-vjeçar Gjergj Fela, i dyshuar si organizator i një skeme të sofistikuar mashtrimi fiskal që ka shkaktuar një dëm të madh ekonomik ndaj buxhetit të shtetit.

Shkruar nga Versus

Abuzoi me faturat duke i shkaktuar miliona lekë dëm shtetit,

Prokuroria e Tiranës ka kërkuar arrestimin e menjëhershëm të biznesmenit 50-vjeçar Gjergj Fela, i dyshuar si organizator i një skeme të sofistikuar mashtrimi fiskal që ka shkaktuar një dëm të madh ekonomik ndaj buxhetit të shtetit.

Sipas organit të akuzës, përmes subjektit tregtar “Dorina Fela”, të regjistruar në emër të bashkëshortes së tij, janë kryer shitje të dyshuara fiktive në vlerën totale prej 149,875,867 lekësh, duke përdorur deklarime të pavërteta dhe fatura të rreme për të krijuar një skemë mashtruese në lidhje me TVSH-në.

Nga hetimet paraprake rezulton se, si pasojë e kësaj skeme, dëmi i përllogaritur ndaj buxhetit të shtetit arrin në rreth 62,670,861 lekë, përmes përfitimit të padrejtë të kreditimit të TVSH-së dhe uljes artificiale të bazës së tatueshme për tatimin mbi fitimin. Prokuroria ka ngritur ndaj Felës akuzat për “Krijimin e skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar (TVSH)” dhe “Fshehje e të ardhurave”, të parashikuara nga nenet 144/a dhe 180 të Kodit Penal, duke kërkuar ndaj tij masën e sigurisë arrest në burg.

Në dosje, Fela paraqitet si personi që ka pasur rol organizues dhe drejtues të gjithë veprimtarisë së paligjshme, duke përdorur kompaninë në emër të bashkëshortes vetëm në letër, ndërsa në praktikë dyshohet se ka kontrolluar dhe orientuar skemën e mashtrimit. Hetimet vijojnë për të zbuluar nëse në këtë aktivitet janë të përfshirë edhe persona të tjerë, si bashkëpunëtorë, përfitues apo ndërmjetës të tjerë në qarkullimin e faturave fiktive.

Por përtej shifrave, kush është Gjergj Fela? Ai njihet si biznesmen në sektorin e ndërtimit në Tiranë, emër i komentuar jo vetëm në botën e biznesit, por edhe në kronikën e zezë. Në prill të vitit 2023, Fela dyshohet se është marrë peng dhe dhunuar nga vëllezërit Alban dhe Fatmir Bejo, të cilët pretenduan se konfliktin e kishin për një borxh prej 25 mijë eurosh që, sipas tyre, biznesmeni nuk ua kishte kthyer./Versus.al

Poll