Seanca ku do të vendoset nëse ish-kryeministri Sali Berisha dhe të pandehurit e tjerë do të kalojnë për gjykim do të shpallet të enjten në orën 13:00.
Gjatë ditës së sotme, gjykata ka ndërprerë seancën për të shqyrtuar disa kërkesa paraprake të paraqitura nga avokatët e palëve.
Ish-kryeministri Berisha ka masën e sigurisë "detyrim paraqitje" për akuzën e korrupsionit pasiv, ndërsa dhëndri i tij ndodhet në "arrest shtëpie" për akuzat e ngjashme.
Dosja lidhet me privatizimin e ish-kompleksit të klubit Partizani, një çështje që ka qenë në qendër të hetimeve për korrupsion dhe shkelje të ligjit.
Avokati i Berishës, Genc Gjokutaj në deklaratën e tij për mediat u shpreh se pala mbrojtëse ka kërkuar kohë për konsultim ndaj vendimmarrjes.
Të pandehurit e dosjes Partizani:
-Sali Berisha – akuzohet për “Korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal.
-Jamarbër Malltezi, dhëndri i ish-kryeministrit, akuzohet për “Korrupsioni pasiv të funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, për “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”,
-Fatmir Bektashi - Ndërtuesi akuzohet “Korrupsionit aktiv të funksionarëve të lartë shtetërorë”, parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal dhe 'pastrim parash'
-Xhimi Begeja- Ortaku i Malltezit, trashëgimtar i tokës dhe bashkëpronar i 'Homeplan' akuzohet për 'Pastrim Parash'
-Andia Pustina - Financierja që kryente të gjitha operacionet financiare dhe ligjore të Homeplan sh.p.k - Akuzohet për 'Pastrim Parash' /Versus.al








