AKTUALITET /

Afera "Partizani", GJKKO rrëzon kërkesën e Berishës për përjashtimin e gjyqtares që e liroi nga arresti shtëpiak

Shkruar nga Versus

Afera "Partizani", GJKKO rrëzon kërkesën e

Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e bërë nga avokatët e Sali Berishës për përjashtimin e gjyqtares Flojera Davidhi nga shqyrtimi i çështjes së aferës “Partizani”.

Vendimi u dha nga gjyqtarja Etleva Deda e cila argumentoi se nuk gjeti shkaqe të përligjura mbi kërkesat e avokatëve. Seanca paraprake e rradhës për dosjen “Partizani” do të zhvillohet me 5 maj ku pritet të vendoset kalimi ose jo për gjykim. 

Kërkesa e avokatëve të Berishës për përjashtimin e Davidhit u bë me pretendimin se ka treguar njëanshmëri, por në nëntor të vitit të kaluar, ish-kryeministri e falenderoi Davidhin e cila ishte e njëjta që firmosi lirimin e tij nga arresti shtëpiak me arsyetimin se nuk përbën rrezik për prishjen e provave.

Tashmë çështja "Partizani" po zvarritet prej muajsh me seancën paraprake e cila është shtyrë disa herë me motive të ndryshme. Më 5 maj pritet të jetë dita kur do të vendoset nëse ish-kryeministri Sali Berisha, dhëndri i tij Jamarbër Malltezi dhe tre të pandehurit e tjerë, do kalojnë apo jo për gjykim. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: