AKTUALITET /

Aksident i trefishtë në rrugën Fier-Lushnjë, 4 persona transportohen në spital

Shkak për aksidentin dyshohet të jetë bërë lagështira në rrugë.

Shkruar nga Versus
Aksident i trefishtë në rrugën Fier-Lushnjë, 4 persona
Foto nga vendngjarja

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në afërsi të rrethrrotullimit të Kolonjës, në aksin rrugor Fier-Lushnjë ku tre automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.

Katër persona u transportuan në spitalin e Lushnjës për ekzaminime mjekësore, ndërsa policia rrugore po kryen procedurat për të lehtësuar trafikun e rënduar të fundjavës.

Informacionet paraprake bëjnë me dije se shkak për aksidentin është bërë një prej mjeteve që ka goditur mjetin para tij në pamundësi për të frenuar për shkak të lagështirës në rrugë.

Më pas makina e dytë ka përplasur edhe makinën para saj. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: