AKTUALITET /

Aksident në aksin Fier–Patos, automjeti përfundon në kanal pas përplasjes

Në vendngjarje ka mbërritur edhe një mjet zjarrfikës, që ka ndihmuar në nxjerrjen e automjetit nga kanali.

Shkruar nga Versus

Aksident në aksin Fier–Patos, automjeti përfundon në kanal

Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në aksin Fier–Patos, pranë fshatit Portëz në Fier.

Sipas informacioneve paraprake, një automjet tip “Renault” është përplasur me një mjet tjetër tip “Golf”, duke dalë nga rruga dhe përfunduar në një kanal anësor.

Fatmirësisht, drejtuesi i mjetit Renault ka shpëtuar pa lëndime të rënda, ndonëse mjeti ka pësuar dëme të konsiderueshme. Në vendngjarje ka mbërritur edhe një mjet zjarrfikës, që ka ndihmuar në nxjerrjen e automjetit nga kanali.

Policia ndodhet në vendngjarje së bashku me grupin hetimor dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

Poll