Durrës- Një 55 vjeçar është arrestuar nga policia në portin e qytetit pasi në kamionin që drejtonte teksa përpiqej të hynte në Shqipëri, i janë gjetur 1 mijë fishekë arme gjahu dhe rreth 20 mijë euro të padeklaruara.
55 vjeçari K.A me banim në Tiranë u arrestua në flagrancë për veprat penale “Trafikimi i armëve dhe i municionit” dhe “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.
Gjatë kontrollit në kamionin e tij u gjetën dhe u sekuestruan fishekët dhe shuma e eurove së bashku me kamionin, pasaportën dhe celularin e tij.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme. Versus.al







