
Pas emërimit të Kryeministrit, me dekretin e ditës së premte, Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, me propozim të Kryeministrit, dekretoi sot ministrat e Qeverisë së Re, si dhe i përcolli dekretet Kuvendit të Shqipërisë për kompetencë.
Procedura për emërimin e Qeverisë së Re do të përmbyllet në përputhje me Kushtetutën në ditët në vijim, me betimin e Kryeministrit dhe të ministrave, pasi Kuvendi të miratojë programin dhe përbërjen e Qeverisë.
Ceremonia e betimit do të zhvillohet në Institucionin e Presidentit të Republikës.
Në dekretet e Begajt mungon e ashtuquajtura "Diella", një model i inteligjencës artificiale që sipas Ramës do mbajë postin e ministrit për Prokurimet Publike.
Presidenti Begaj dekretoi:
Emërimin e Këshillit të Ministrave;
Zonjën Belinda Balluku Zëvendëskryeministër dhe Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë;
Zonjën Albana Koçiu Ministër i Punëve të Brendshme;
Zonjën Elisa Spiropali Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme;
Zotin Petrit Malaj Ministër i Financave;
Zotin Blendi Gonxhja Ministër i Turizmit, Kulturës dhe Sportit;
Zotin Sofjan Jaupaj Ministër i Mjedisit;
Zonjën Mirela Kumbaro Furxhi Ministër i Arsimit;
Zonjën Evis Sala Ministër i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale
Zonjën Delina Ibrahimaj Ministër i Ekonomisë dhe Inovacionit;
Zotin Besfort Lamallari Ministër i Drejtësisë;
Zotin Pirro Vengu Ministër i Mbrojtjes;
Zotin Andis Salla Ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural;
Zotin Ervin Demo Ministër i Shtetit për Pushtetin Vendor;
Zonjën Majlinda Dhuka Ministër Shteti dhe Kryenegociator;
Zonjën Adea Pirdeni Ministër i Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin;
Zotin Toni Gogu Ministër i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin./Versus.al







