
Një aksident rrugor është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin Çërravë, në Pogradec. Sipas informacioneve paraprake, një automjet është përplasur me një motor me targa të huaja.
Si pasojë e përplasjes, janë plagosur dy persona, një çift turistësh të huaj, të cilët, fatmirësisht, ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat e policisë dhe autoambulanca, që kanë transportuar të lënduarit drejt spitalit për ndihmë mjekësore.
Ndërkohë, policia po punon për të sqaruar shkaqet dhe rrethanat e plota të aksidentit.
