AKTUALITET /

Aksident pranë Ambasadës Amerikane në Tiranë: "Blue Taxi" del nga rruga dhe përplaset me pemë

Sipas të dhënave paraprake, shoferi i taksisë dyshohet se ka humbur kontrollin e automjetit, duke devijuar nga korsia dhe përfunduar jashtë rruge.

Shkruar nga Versus
Aksident pranë Ambasadës Amerikane në Tiranë: "Blue
Pamje nga vendngjarja

Një aksident rrugor ka ndodhur mëngjesin e së shtunës në Tiranë, pranë Ambasadës së Shteteve të Bashkuara, ku një taksi e kompanisë “Blue Taxi” ka dalë nga rruga dhe është përplasur me barrierat anësore dhe një pemë.

Sipas të dhënave paraprake, shoferi i taksisë dyshohet se ka humbur kontrollin e automjetit, duke devijuar nga korsia dhe përfunduar jashtë rruge. Përplasja me kangjellat dhe pemën ka parandaluar përkeqësimin e situatës, duke shmangur një aksident më të rëndë, pasi mjeti rrezikonte të dilte në trotuar dhe të përplaste kalimtarë.

Nuk dihet ende nëse ka persona të lënduar, ndërsa në vendngjarje ndodhen forcat e policisë, të cilat po punojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes./Versus.al

Poll