AKTUALITET /

Aksident tragjik në Greqi/ U përplas nga kamioni teksa ecte me biçikletë, vdes 55-vjeçari shqiptar

Ngjarja tragjike ka ndodhur në qytetin e Pyrgos në Greqi, ku një 55-vjeçar shqiptar humbi jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë rrugor, që ndodhi në orët e para të mëngjesit të sotëm

Shkruar nga Versus

Aksident tragjik në Greqi/ U përplas nga kamioni teksa ecte me

Një emigrant shqiptar ka humbur jetën  mëngjesin e sotëm në Greqi teksa ishte nisur me biçikletë për në punë.

Ngjarja tragjike ka ndodhur në qytetin e Pyrgos në Greqi, ku një 55-vjeçar shqiptar humbi jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë rrugor, që ndodhi në orët e para të mëngjesit të sotëm në 23 maj, në kryqëzimin e Agios Georgios.

Burri, i cili po shkonte me biçikletë drejt vendit të punës, u përplas nga një kamion. Sipas mediave greke, aksidenti ndodhi kur drejtuesi i një kamioni tentoi të kthente mjetin djathtas për të hyrë në aksin nacional.

Në ato çaste, kamioni goditi me forcë biçiklistin 55-vjeçar, i cili u rrëzua në rrugë duke marrë plagë të rënda në trup dhe në kokë. Menjëherë në vendin e ngjarjes mbërritën ambulanca dhe ekipet e emergjencës, të cilat e transportuan me urgjencë në spitalin e zonës. Versus.al

Poll