AKTUALITET /

Aksidenti i rëndë me 4 të vdekur, zbardhet dëshmia e shoferit të betonieres në gjykatë: Tentova të hapja derën, por makina shpërtheu në flakë

Shoferi Krrashi në Gjykatë ka thënë se ka dalë nga betonierja dhe ka tentuar të hapë derën e makinës së viktimave por "nuk ka mundur dot pasi mjeti ka marrë menjëherë flakë” 

Shkruar nga Versus

Aksidenti i rëndë me 4 të vdekur, zbardhet dëshmia e

Para Gjykatës së Tiranës dolën sot tre të arrestuarit pas aksidentit tragjik të 19 marsit ku humbën jetën katër të rinj: Enejd Laçi dhe tre pasagjerët në mjetin e tij, Erild Laçi, 20 vjeç, Enrikejd Kurti, 24 vjeç, dhe Andi Laçi, 22 vjeç.

Gjykata caktoi masën e sigurisë “Arrest në burg” për shoferin e betonieres, Aleksandër Krrashi dhe kushëririn e tij që e ndihmoi të fshihej ndërsa dha detyrim paraqitje për menaxherin e firmës  'Hel-Jon', Danjel Koxha.

Shoferi Krrashi në Gjykatë ka thënë se ka dalë nga betonierja dhe ka tentuar të hapë derën e makinës së viktimave por "nuk ka mundur dot pasi mjeti ka marrë menjëherë flakë” 

“Nuk jam larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.U përpoqa maksimalisht t’i ndihmoj. Dera e makinës nuk hapej. Lajmërova edhe një koleg, shofer të një betonierje tjetër, që të vinte për të më ndihmuar me shuarjen e zjarrit" mësohet të ketë thënë ai në gjykatë.

I riu ka plagë djegieje në fytyrë.

Poll