AKTUALITET /

Aksidenti në Durrës, përfundon në sherr masiv! Në pranga 3 vëllezërit dhe 22 vjeçari (EMRAT)

Shkruar nga Versus

Aksidenti në Durrës, përfundon në sherr masiv! Në

Një aksident i ndodhur pasditen e djeshme në lagjen nr.13 të Durrësit, përfundoi në sherr masiv mes disa personave.

Makina tip “Audi” me targa gjermane ku ndodhej një familje shqiptare, u përplas me një mjet tip “Volksëagen” me targa shqiptare. Pas aksidentit, disa persona kanë sulmuar fizikisht shoferin e “Audi”-t duke i shkaktuar dëmtime të shumta.

Pas ngjarjes, u arrestuan në flagrantë tre vëllezërit Altin, Edison dhe Robert Kraci të cilët akuzohen për plagosje të lehtë me dashje në bashkëpunim si dhe 22 vjeçari Agim Hasanbelliu i cili akuzohet për deklarim të rremë dhe pengim të zbulimit të së vërtetës.

Në kërkim u shpall shoferi i Audit, 63 vjeçari B.H për shkatërrim të pronës dhe plagosje të lehtë me dashje. Hasanbelliu në krah të 63 vjeçarit, nuk rrëfeu për rrethanat e konfliktit.

Ndërsa nën hetim është edhe 35 vjeçari A.Zh, administrator i lokalit para të cilit ndodhi përplasja pasi fshehu pamjet e kamerave të sigurisë duke penguar punën e policisë. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: