AKTUALITET /

Akuzat për fshehjen e ngjarjes në Pogradec, paralajmëron Rrumbullaku: Policia do të ndërmarrë hapa ligjor 

Rrumbullaku ka paralajmëruar ndjekjen e rrugës ligjore në lidhje me aludimet se është fshehur ngjarja.

Shkruar nga B.SH

Akuzat për fshehjen e ngjarjes në Pogradec, paralajmëron

Drejtori i  Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, në një konferencë për media, ka zbardhur ngjarjen në Pogradec, ku u dhunua për vdekje 42 vjeçari, Egli Proga.

Rrumbullaku ka paralajmëruar ndjekjen e rrugës ligjore në lidhje me aludimet se është fshehur ngjarja.

“Si rezultat i veprimeve profesionale, të kryera nga grupi hetimor, që janë të dokumentuara, u bë e mundur zbardhja në kohë rekord. U identifikua dhe u arrestua autori së bashku me tre persona të tjerë. Drejtoria Vendore e Policisë Korçë dha njoftimin e saj pas veprimeve hetimore, që për arsye të natyrave të ndryshme, u anashkalua, u deformua, madje u mohua.

E ftuam median dhe kushdo që ishte i interesuar për informacion mbi veprimtarinë e strukturave policore apo për ngjarje të ndodhura në qarkun Korçë, t’i drejtohen zyrës së komunikimin me median, por iu referuat vetëm burimeve jo zyrtare. Nuk u paraqit askush, por tymnajë insinuatash dhe akuza të neveritshme. në drejtim të policisë së shteti. Policia e shtetit nuk është e përsosur as pagabueshme, por baltosja është jo thjeshtë e pabazuar, është e dënueshme moralisht dhe ligjërisht, sepse cenon integritetin e granatit të rendit publik. Policia do të ndërmarrë hapa ligjor për të bërë deri në fund për transparencën mbi shkaqet për dezinformoma dhe keqinformim për këtë ngjarje”, tha Rumbullaku./Versus.al

 

 

Poll