Prokuroria e posaçme (SPAK) ka mbyllur hetimet për gjashtë ish-zyrtarë të ARRSH-së të cilët akuzohen për shkelje të barazisë në tendera.
Bëhet fjalë për ish-zyrtarët:
Arbër Troka
Miranda Shkurti
Nikollaq Mihalli
Erion Zemanaj
Almir Hoxhaj
Admir Pahumi.
Të gjithë akuzohen se kanë kryer shkelje proceduriale sa i takon tenderimit të një segmenti në Unazën e Re. Ndaj tyre rëndon akuza për kryerjen e veprës penale "Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera publikë". Bëhet fjalë për një tender me fond limit 22 milionë euro për ndërtimin e një segmenti në Unazën e Re.
Tashmë pritet vendimi i gjykatës së posaçme nëse do ta kalojë për gjykim dosjen, do ta kthejë për plotësim hetimesh, apo do ta pushojë çështjen. Versus.al







