Gjykata e Posaçme vendosi kalimin në gjyq themeli të dosjes në ngarkim të kryebashkiakut të Tropojës Rexhë Byberi dhe zëvendësit të tij, nënkryetarit Abedin Kërnaja.
Dy zyrtarët akuzohen për shpërdorim detyre për prerjen e paligjshme të pyjeve. Sipas prokurorisë, rezulton se drejtuesi i Bashkisë gjatë procesit për hapjen e rrugëve me një gjatësi 3.2km, e cila në pjesën dërrmuese kalon nëpër rrugën këmbësore ekzistuese, duhej të aplikonte në sistemin elektronik e-leje pranë Bashkisë Tropojë, si institucioni vendor që ka tagrin të shqyrtojë dhe miratojë lejen e ndërtimit të infrastrukturës, pasi të ketë verifikuar plotësimin e dokumentacionit të nevojshëm tekniko-ligjor nga aplikuesi siç parashikohet legjislacioni për këto lloj punimesh”.
Byberi e Kërrnaja prej gushtit të vitit të kaluar u liruan edhe nga masa e arrestit shtëpiak duke u lënë në detyrim paraqitje. Versus.al

