AKTUALITET /

Akuzohet se p*rdhunoi një vajzë disa muaj më parë në Lushnjë, arrestohet 36-vjeçari i shpallur në kërkim (EMRI)

Një 36-vjeçar nga fshati Barbullinjë, i identifikuar si Marius Çela, është arrestuar nga Policia e Lushnjës, nën akuzën e kryerjes së marrëdhënieve seksuale me dhunë ndaj një 24-vjeçareje

Shkruar nga Versus
Akuzohet se p*rdhunoi një vajzë disa muaj më parë në
Foto ilustruese

Një 36-vjeçar nga fshati Barbullinjë, i identifikuar si Marius Çela, është arrestuar nga Policia e Lushnjës, nën akuzën e kryerjes së marrëdhënieve seksuale me dhunë ndaj një 24-vjeçareje. Çela ishte shpallur në kërkim prej muajsh, pas kallëzimit të bërë nga e dëmtuara në Komisariatin e Lushnjës. Arrestimi u realizua nga specialistët për Hetimin e Krimeve, ndërsa Prokuroria ka nisur hetimet për mbledhjen e provave dhe dëshmive që do zbardhin plotësisht ngjarjen.

Njoftimi i policisë:

“Shërbimet ndaluan shtetasin M. Ç., 36 vjeç, banues në Barbullinjë, Lushnjë, pasi nga hetimet dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një shtetase 24 vjeçe, para disa muajsh”, bëri me dije policia vendore.

Aktualisht hetimet mbeten aktive, pasi do mblidhen dëshmitë dhe provat, që do çojnë në zbardhjen e plotë të saj nga ana e Prokurorisë vendore. Versus.al

Poll