AKTUALITET /

Akuzoi 19-vjeçarin shqiptar se e përdh*noi, e mitura greke: Gënjeva se më vinte turp

Mediat greke raportojnë se 15-vjeçarja greke e cila deklaroi fillimisht se u përdhunua nga 19-vjeçari shqiptar, ditën e sotme para trupit të gjykatës të Ilisë ka pranuar se ka gënjyer në rrëfimin e saj.

Shkruar nga Versus

Akuzoi 19-vjeçarin shqiptar se e përdh*noi, e mitura greke:

Një 15-vjeçare në Greqi ka denoncuar ditën e sotme në polici se ka qenë viktimë e abuzimit seksual nga ish-partneri i saj shqiptar.

Mediat greke raportojnë se 15-vjeçarja greke e cila deklaroi fillimisht se u përdhunua nga 19-vjeçari shqiptar, ditën e sotme para trupit të gjykatës të Ilisë ka pranuar se ka gënjyer në rrëfimin e saj.

19-vjeçari shqiptar me iniciale A.V është liruar nga gjykata e këtij rrethi pas pranimit të 15-vjeçares se ajo kishte gënjyer.

15-vjeçarja ka treguar para gjykatës por edhe psikologes se ka gënjyer për shkak se i vinte turp nga prindërit për të treguar se ajo kishte kryer marrëdhënie seksuale me një bashkëmoshatar të saj.

Tags:

greqi

Poll