AKTUALITET /

Alarm fals për bombë pranë ambasadës ukrainase në Tiranë, paralajmërimi erdhi nga një e-mail

Verifikimet zbuluan se alarmi ka qenë i rremë dhe nuk ka asnjë kërcënim për bombë në rrugën "Ukraina e Lirë" ku gjenden në afërsi edhe institucione të tjera si Kuvendi dhe ambasadat e Ukrainës e Serbisë.

Shkruar nga Versus
Alarm fals për bombë pranë ambasadës ukrainase në
Foto nga vendngjarja

Tiranë- Një alarm fals për bombë është dhënë në rrugën “Ukraina e Lirë” pasditen e sotme. Mësohet se alarmi është ngritur pas një emaili që i është dërguar ambasadës ukrainase në email-in e saj.

"Shërbimet e Policisë dhe Njësia Antieksploziv kanë shkuar menjëherë në vendngjarje ku kanë bërë evakuimin e stafit të ambasadës dhe pas kryerjes së kontrollit dhe verifikimeve përkatëse, ka rezultuar se njoftimi ishte i rremë. Shërbimet e Policisë, strukturat e Antiterrorit dhe strukturat e specializuara për Hetimin e Krimit Kibernetik në bashkëpunim me stafin e Ambasadës po punojnë për sqarimin e rrethanave dhe identifikimin e personave përgjegjës për rastin"- thuhet në njoftimin zyrtar. 

Policia rrethoi zonën dhe evakuoi punonjësit dhe pas verifikimeve, ka rezultuar se nuk kishte asnjë gjë të tillë siç paralajmërohej në email. Grupi hetimor po kryen hetimet për zbardhjen e personave që qëndrojnë pas këtij alarmi fals të dërguar. Versus.al

Poll