AKTUALITET /

Alarm në Alpet Shqiptare: Dy turistë të huaj rrëzohen e humbin rrugën në majen e Murgës në Koman

Turistët ndodhen në një zonë të largët dhe të vështirë për t'u aksesuar, pranë qytetit antik të Dalmacias dhe majes së Murges, një nga majat më të rrezikshme për ecje të pakujdesshme në veri të vendit.

Shkruar nga Versus

Alarm në Alpet Shqiptare: Dy turistë të huaj rrëzohen e

Një ngjarje e rëndë është shënuar në zonën malore pranë liqenit të Komanit, ku dy turistë të huaj janë rrëzuar gjatë një ecjeje dhe kanë humbur plotësisht orientimin, duke u gjendur në një situatë kritike mes terrenit të thepisur.

Turistët ndodhen në një zonë të largët dhe të vështirë për t'u aksesuar, pranë qytetit antik të Dalmacias dhe majes së Murges, një nga majat më të rrezikshme për ecje të pakujdesshme në veri të vendit.

Sinjali i ndihmës emergjente është marrë në orët e pasdites, duke vënë menjëherë në lëvizje forcat zjarrfikëse të Pukës dhe një ekip të urgjencës mjekësore, të cilët janë nisur me shpejtësi drejt zonës, duke sfiduar terrenin malor për të mbërritur sa më parë tek të lënduarit.

Operacioni i kërkim-shpëtimit është në zhvillim, ndërsa autoritetet ndodhen në terren dhe po punojnë intensivisht për të lokalizuar me saktësi vendndodhjen e turistëve, të cilët dyshohet se ndodhen në kushte të vështira fizike dhe psikologjike.

Poll