AKTUALITET /

Alarm në Fushë-Krujë, gjendet një granatë dore e pashpërthyer në tarracën e një ndërtese funerale

Menjëherë pas sinjalizimit, në vendngjarje kanë mbërritur forcat xheniere të RENEA-s për çmontimin dhe neutralizimin e mjetit të rrezikshëm shpërthyes.

Shkruar nga Versus

Alarm në Fushë-Krujë, gjendet një granatë dore e
Një granatë dore e pashpërthyer është zbuluar paraditen e sotme në tarracën e një ndërtese që përdoret si shtëpi funerali në fshatin Kameras, pranë aksit Fushë-Krujë – Krujë.

Menjëherë pas sinjalizimit, në vendngjarje kanë mbërritur forcat xheniere të RENEA-s për çmontimin dhe neutralizimin e mjetit të rrezikshëm shpërthyes.

Alarm në Fushë-Krujë, gjendet një granatë dore e

Sipas burimeve nga zona, ndërtesa është ndërtuar kohët e fundit dhe përdoret për shërbime funerale nga shtetasi Arber Sala, i cili nuk rezulton të jetë person me precedentë penalë apo i përfshirë në ngjarje problematike. Ai operon prej vitesh në këtë sektor dhe më herët ka qenë viktimë e një zjarrvënie, ku i ishte djegur një magazinë e vjetër.

Poll