AKTUALITET /

E paparë / Policia në Elbasan "paketon" në autobus 30 të arrestuarit e operacionit "Dita e parë" (VIDEO)

Goditet rrjeti i shpërndarjes së drogës në të gjithë qarkun e Elbasanit, sekuestrohen lëndë narkotike, armë, para cash, municion, pajisje dhe mallra të kontrabanduara

Shkruar nga Versus

E paparë / Policia në Elbasan "paketon" në autobus 30

Finalizohet megaoperacioni “First Day”, 25 të arrestuar me urdhër gjykate dhe 5 në flagrancë për trafik droge, armë dhe kontrabandë përfundojnë në qeli. 
Policia e Elbasanit, në bashkëpunim me Prokurorinë e Juridiksionit të Përgjithshëm, ka finalizuar me sukses megaoperacionin policor të koduar “First Day”, duke goditur një rrjet të gjerë shpërndarësish dhe tregtarësh të lëndëve narkotike, që vepronin në mënyrë të organizuar në qytetet e Elbasanit, Librazhdit, Gramshit, Cërrikut, Peqinit, Belshit dhe Prrenjasit.

E paparë / Policia në Elbasan "paketon" në autobus 30

Pas disa muajsh hetime me metoda speciale të ndjekjes, janë ekzekutuar:

25 masa sigurie “Arrest në burg”, të lëshuara nga gjykata;
5 arrestime në flagrancë për vepra penale të ndryshme;
1 procedim penal në gjendje të lirë.
E paparë / Policia në Elbasan "paketon" në autobus 30
Operacioni u fokusua tek shpërndarja e drogës pranë shkollave dhe lokaleve.

Sipas Policisë, grupet kriminale vepronin kryesisht në afërsi të ambienteve publike dhe lokaleve, madje edhe pranë shkollave, duke shpërndarë lëndë narkotike si kanabis dhe kokainë.

Rrjeti ishte i ndarë në grupe të vogla apo individë të pavarur, që operonin në mënyrë të koordinuar në të gjithë qarkun.

Të arrestuarit me urdhër gjykate
Në kuadër të operacionit u arrestuan me vendim gjykate 16 shtetas në Elbasan, 2 në Peqin, 5 në Librazhd dhe 1 në Prrenjas. 

Të gjithë të arrestuarit akuzohen për “Prodhim dhe shitje të narkotikëve”, në kuadër të veprimtarive kriminale të strukturuara.

25 masa arrest në burg për prodhim e shitje narkotikësh:
Arjan Bica 42 vjeç,
Erist Skilja 48 vjeç,
Shyqyri Bica 56 vjeç,
Aizberg (Alket) Bitri, 52 vjeç,
Filip Thoma 34 vjeç,
Hysen Grami 64 vjeç,
Gentian Tartari 37 vjeç,
Mikel Bezhani 45 vjeç,
Pjerin Qereshniku 50 vjeç,
Stivjo Bardhi 38 vjeç,
Domeniko Elezi 38 vjeç,
Mariglen Qosja 38 vjeç,
Shkelzen Shkrepi 46 vjeç,
Bardhyl Grami 64 vjeç,
I. K., 38 vjeç,
M. E., 36 vjeç,
I. F., 45 vjeç
Klodian Hakballa 34 vjeç,
Arben Kasa 50 vjeç,
Ilir Bahidi 41 vjeç,
Klajdi Çota 24 vjeç,
Franc Ruçi 24 vjeç,
Kevi Kanani 30 vjeç,
Marcelino Brahja 24 vjeç,
Panter Tafani 30 vjeç
5 të arrestuarit në flagrancë për drogë, armëmbajtje pa leje, mallra kontrabandë
Jokli Anastasi 32 vjeç, për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve",
Arjan Topalli 31 vjeç, për veprat penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve", "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit", dhe "Ruajtja dhe depozitimi i mallrave kontrabandë",
Vilson Dyrmyshi 36 vjeç, për veprën penale "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë";
Neritan Duzha 43 vjeç, për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve"
Leonard Xhaferri 50 vjeç, për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve";
Nën hetim në gjendje të lirë:
H. D., 57 vjeç

E paparë / Policia në Elbasan "paketon" në autobus 30

Çfarë u sekuestrua në operacionin “First Day”?
Policia ka sekuestruar një sasi të konsiderueshme provash materiale, ndër to:

Lëndë narkotike: kokainë dhe kanabis;
Armë zjarri: pistoletë, kallashnikov dhe armë gjahu;
Municion luftarak;
Pajisje: peshore elektronike, thika, përforcues grushti;
Mallra kontrabandë: steka duhani;
Teknologji: laptopë, tabletë, DVR;
Targa makinash: shqiptare dhe belge;
Shuma të mëdha parash në euro, paund, dollarë dhe franga zvicerane;
24 celularë.

E paparë / Policia në Elbasan "paketon" në autobus 30
14 persona në kërkim, hetimet vazhdojnë
Policia njofton se 14 shtetas janë ende në kërkim dhe hetimet vijojnë për të identifikuar çdo person tjetër të përfshirë në rrjetin e shpërndarjes së drogës. Materialet e mbledhura janë referuar tashmë në Prokurori për veprime të mëtejshme.

Poll