Bashkimi Evropian ka reaguar ndaj lajmeve të publikuara në disa media shqiptare, të cilat akuzonin ambasadorin e BE-së në Tiranë, Silvio Gonzato, për ndërhyrje në raportin paraprak të OSBE/ODIHR për zgjedhjet, duke hequr disa emra.
BE sqaron se këto akuza janë të pavërteta dhe theksoi se dezinformimi i tillë mund të dëmtojë besimin publik në proceset demokratike.
Njoftimi i plotë:
Artikulli i publikuar nga Syri.net, që pretendon se Delegacioni i BE-së në Shqipëri apo Ambasadori kanë ndërhyrë për të hequr emra nga raporti paraprak zgjedhor i OSBE/ODIHR, është i pavërtetë. Raportet e vëzhgimit zgjedhor të OSBE/ODIHR janë të pavarura, të paanshme dhe bazohen vetëm në gjetje të verifikuara nga ekipet e tyre të vëzhguesve. Dezinformimi mund të dëmtojë besimin e publikut në proceset demokratike.
OSCE Office for Democratic Institutions and Human Rights (ODIHR)








