AKTUALITET /

Apeli e la në burg, reagon Ilir Meta: Gjykatat, vegla qorre nën urdhrin dhe diktatin e Narkoregjimit DumDuman

Shkruar nga Versus

Apeli e la në burg, reagon Ilir Meta: Gjykatat, vegla qorre nën

 

Apeli i Posaçëm vendosi ta lejë në qeli kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

Ky i fundit ka reaguar pas vendimit të gjykatës. Sipas Metës, ky vendim nuk është ndonjë çudi, pasi nuk ka ndonjë surprizë nga drejtësia me regji.

Reagimi i Ilir Metes: 

Asnjë çudi dhe asnjë surprizë nga drejtësia me regji e Narkoshtetit.

Afërmendsh u rikonfirmua sërish se gjykatat janë thjesht dhe vetëm vegla qorre nën urdhrin dhe diktatin e Narkoregjimit DumDuman.

Desorosifikimi i drejtësisë është emergjencë kombëtare për çlirimin e shtetit dhe rivendosjen e shtetit të së drejtës dhe barazisë përpara ligjit për çdo qytetar.

Asnjë vendim gjykate dhe asnjë veprim i mjerë i Narkoregjimit nuk e ndal dot betejën e Partisë së Lirisë për çmontimin e Narkoshtetit, rikthimin e shtetit ligjor, mbrojtjen e lirive, të drejtave dhe dinjitetit njerëzor, të demokracisë e pluralizmit dhe vënien sa më parë në jetë të 5 Prioriteteve tona për 4 milion shqiptarë plus.

 

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: