AKTUALITET /

Apeli i Posaçëm rrëzon ankimimin e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit, nuk u ndryshon masat e sigurisë

Apeli i Gjykatës së Posaçme ka lënë në fuqi masën arrest në brug për kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta si dhe nuk ka ndryshuar masën për ish-bashkëshorten e tij, Monika Kryemadhi, për “detyrim paraqitje”.

Shkruar nga Versus

Apeli i Posaçëm rrëzon ankimimin e Ilir Metës dhe Monika

Apeli i Gjykatës së Posaçme ka lënë në fuqi masën arrest në brug për kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta si dhe nuk ka ndryshuar masën për ish-bashkëshorten e tij, Monika Kryemadhi, për “detyrim paraqitje”.

Në përfundim të seancës së Apelit të GJKKO-së, Kryemadhi hodhi akuza ndaj prokurorëve të SPAK, duke thënë se kanë falsifikuar qëllimisht dokumentet që ngarkojnë atë dhe Metën me akuzat për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie.

Kjo masë iu ishte caktur Metës dhe Kryemadhit më 23 tetor nën akuzën e kryerjes së tre veprave penale: korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie.

Njoftimi i Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar:

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtare Igerta Hysi, sot më datë 19.11.2024, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 60 akti, datë 11.11.2024 regjistrimi, mbi ankimet e personave nën hetim I.M. dhe M.K., me objekt:

“Ankim ndaj vendimit nr. 125, datë 20.10.2024 dhe vendimit nr. 130, datë 23.10.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, që ka disponuar në lëndë të masave të sigurimit personal, dhe vendosi:

– Miratimin e vendimit nr. 125, datë 20.10.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin e Krimin e Organizuar, të verifikuar me vendimin nr. 130, datë 23.10.2024 të së njëjtës gjykatë, për pjesën e ankimuar nga personat nën hetim I.M. dhe J.K./Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: