AKTUALITET /

Apeli lë në burg vras*sit e dyshuat te Renis Dobrës, përplasje në sallën e gjyqit mes avokatëve dhe prokurorit

Gjatë zhvillimit të seancës, të dyshuarit dhe avokatët Arber Qehaja, Fred Gjoni, dhe Halit Zhuka, janë përplasur me prokurorin Etien Kapo sa i takon pretendimeve mbi provat që hedhin dyshime se ata janë të përfshirë në krim.

Shkruar nga Versus
Apeli lë në burg vras*sit e dyshuat te Renis Dobrës,
Vëllezërit Bushgjoka dhe viktima Renis Dobra

Gjykata e Apelit me Juridiksion të Përgjithshëm në Tiranë ka lënë në fuqi masat e sigurimit "arrest në burg" për Fatjon Bushgjokën dhe Petrit Çakrrin të akuzuar për vrasjen e Renis Dobrës.

Vrasja e 23 vjeçarit ndodhi më 8 korrik dhe vetem një ditë më pas trupi i të riut u gjet në afërsi të liqenit të Shkopetit.

Gjatë zhvillimit të seancës, të dyshuarit dhe avokatët Arber Qehaja, Fred Gjoni, dhe Halit Zhuka, janë përplasur me prokurorin Etien Kapo sa i takon pretendimeve mbi provat që hedhin dyshime se ata janë të përfshirë në krim.

Avokatët kërkuan të cilësohet i paligjshëm arrestimi dhe lirimin e menjëhershëm i dy të dyshuarve.

Në përfundim të seancës togat e zeza miratuan kërkesën e prokurorisë duke lënë në burg të dyshuarit dhe i caktoi afat që të brumbullohen prova të tjera shtesë organit hetues.

Në kërkim për këtë ngjarje janë Kristi dhe Aleksandër Bushgjokaj.

Sipas hetimeve autorët e kanë ndjekur të riun që nga qyteti i Burrelit dhe rrugës duke shkuar për në banesën e tij ata e kanë dhunuar për vdekje. Më pas për të fshehur krimin, automjetin e tij e hodhën në liqenin e Shkopetit bashkë me trupin e pajetë brënda./Versus.al

Poll