Apeli i GJKKO ka lënë në fuqi masën e ndalimit për të dalë jashtë vendit për zv/kryeministren dhe njëherësh Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku pas seancës së zhvilluar ditën e sotme,18 dhjetor.
Sa i përket pjesës së vendimit që lidhet me masën ndaluese që lidhet me pezullimin nga funksionet zyrtare, Apeli i GJKKO ka vendosur ta pezullojë shqyrtimin e kësaj pike deri sa Gjykata Kushtetuese të shprehet në themel për këtë rast.
Balluku nuk ishte e pranishme në seancë, por është përfaqësuar nga dy avokatët e saj, mes tyre motra e zv.kryeministres.
Balluku kishte ankimuar në Apel masën e sigurimit ndalim për të dalë jashtë vendit dhe pezullimin nga detyrat që ajo mban.
Dy të pandehur e tjerë, Erald Elezi dhe Gentian Gjyli kërkuan heqjen e masës së sigurisë “arrest në shtëpi” dhe vendosjen e një masë më të butë, pasi pengohen të ushtrojne funksionet e tyre. Por Apeli nuk i ndryshoi masat ndaj tyre. /Versus.al

