AKTUALITET /

Apeli rrëzon kërkesat e mjekëve të Onkologjikut për ndryshim mase: Çështja në GJKKO

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm dha sot vendimin përfundimtar, "Mospranimi i ankimit të bërë nga personat nën hetim"

Shkruar nga M.H

Apeli rrëzon kërkesat e mjekëve të Onkologjikut për

Gjykata e Apelit me Juridiksion të Përgjithshëm vendosi mospranimin e ankimit të mjekëve të "Onkologjikut" për shkak të mungesës së objektit të ankimit.

"Masat e sigurimit të caktuara me vendimin objekt ankimi janë verifikuar me datë 24.07.2024, nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, në përputhje me nenin 88 të K.Pr.Penale, si gjykatë kompetente nga pikpamja lendore".

Mjekët kishin kundërshtuar masat e dhëna më herët nga Shkalla e Parë e dhomës Penale të Tiranës, por që u rivlerësuan të mërkurën e 24 korrikut në GJKKO për shkak të kalimit të kompetencës së kësaj dosje në Strukturën e Posaçme Antikorrupsion.. Versus.al

 

Poll