Live Updates /

Skandali te onkologjiku/ Gjykata e Posaçme nuk u ndryshon masat, mjekët të “shqetësuar”: Na presin 50 pacientë

*Mjeku Edmond Gashi është paraqitur sot në GJKKO ku u zhvillua seanca gjyqësore për rivlerësimin e masave të arrestit ndaj të përfshirëve në skandalin e spitalit të Onkologjikut ku qytetarëve nuk u jepej shërbimi i duhur dhe orientoheshin drejt klinikës private të Gashit. * Gazetarët nuk kanë lënë pa thumbuar mjekjen Alketa Pere e cila u paraqit ditën e sotme në GJKKO për tu njohur me masën e arrestit. Për të shmangur kontaktin me gazetarët mjekja kishte zgjedhur të vinte syze por dhe të fliste në telefon, ndërsa buzëqeshte para kamerave. * Në videot siguruara në Versus.al të akuzuarit për skandalin tek Onkologjiku shihen duke u future njëri pas tjetrit në GJKKO. * GJKKO la në fuqi të njejtat masa sigurie sikundër kishte vendosur dhe Gjykata e Tiranës më parë ndaj mjekëve dhe personelit të përfshirë në skandalin tek Onkologjiku.Në seancë avokatja e mjekut onkolog Edmond Gashi kërkoi që t'i hiqet klientit të tij masa aktuale 'arrest shtëpie' pasi kjo masë po e pengon për të ushtruar profesionin e tij.

Shkruar nga B.SH

Çfarë do të gjeni në brendësi

*Mjeku Edmond Gashi është paraqitur sot në GJKKO ku u zhvillua seanca gjyqësore për rivlerësimin e masave të arrestit ndaj të përfshirëve në skandalin e spitalit të Onkologjikut ku qytetarëve nuk u jepej shërbimi i duhur dhe orientoheshin drejt klinikës private të Gashit. * Gazetarët nuk kanë lënë pa thumbuar mjekjen Alketa Pere e cila u paraqit ditën e sotme në GJKKO për tu njohur me masën e arrestit. Për të shmangur kontaktin me gazetarët mjekja kishte zgjedhur të vinte syze por dhe të fliste në telefon, ndërsa buzëqeshte para kamerave. * Në videot siguruara në Versus.al të akuzuarit për skandalin tek Onkologjiku shihen duke u future njëri pas tjetrit në GJKKO. * GJKKO la në fuqi të njejtat masa sigurie sikundër kishte vendosur dhe Gjykata e Tiranës më parë ndaj mjekëve dhe personelit të përfshirë në skandalin tek Onkologjiku.Në seancë avokatja e mjekut onkolog Edmond Gashi kërkoi që t'i hiqet klientit të tij masa aktuale 'arrest shtëpie' pasi kjo masë po e pengon për të ushtruar profesionin e tij.

4 Postime
7 MUAJ ME PARE

Skandali tek Onkologjiku/ GJKKO vendos masat e sigurisë për mjekët dhe personelin e Onkologjikut

Skandali te onkologjiku/ Gjykata e Posaçme nuk u ndryshon masat,

GJKKO  ka lënë në fuqi të njejtat masa sigurie sikundër kishte vendosur dhe Gjykata e Tiranës më parë ndaj mjekëve dhe personelit të përfshirë në skandalin tek Onkologjiku.

GJKKO vendosi:

Edmond Gashi, mjek pranë Spitalit Onkologjik në QSUNT i akuzuar për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”, të qëndrojë në masën e sigurisë “Arrest shtëpie”

Emiljano Lela, koordinator pranë Spitalit Onkologjik në QSUNT, i akuzuar për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” u la në masën e sigurisë “Detyrim Paraqitje”.

Alketa Ymeri(Pere), mjeke pranë Spitalit Onkologjik në QSUNT, e akuzuar për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” u la në masën e sigurisë ““Detyrim Paraqitje”.

Brikena Qirjazi, zv/Drejtoreshë në QSUNT e ngarkuar me detyra për shërbimin onkologjik e akuzuar për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” u la në masën e sigurisë ““Detyrim Paraqitje”.

Halil Gashi, i akuzuar për veprën penale të “Fshehjes së të ardhurave” u la në masën e sigurisë “Detyrim Paraqitje”.

Florian Marku i akuzuar për veprën penale të “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë” dhe “Ruajtja ose depozitimi i mallrave që janë kontrabandë” u la në masën “Arrest në shtëpi”.

Për Drilona Kishta për të cilën ishte vendosur masa e sigurisë “Detyrim Paraqitje” e akuzuar për veprën penale “Shpërdorim Detyre” nuk është bërë ekzekutimi i vendimit penal pasi ajo ishte jashtë shtetit dhe është vendosur njoftim në kufi.

Mësohet se avokatët e të akuzuarëve në seancën e sotme e cila u zhvillua me dyer të mbyllura kanë kërkuar shpallje të mos kompetencës të SPAK, në mënyrë që dosja të kalojë sërish në prokurorinë e Tiranës dhe nëse kjo kërkesë nuk plotësohej klientët e tyre të kishin masa sigurie më të buta.

Avokatja e mjekut onkolog Edmond Gashit gjatë seancës kërkoi që t'i hiqet klientit të tij masa aktuale 'arrest shtëpie' pasi kjo masë po e pengon për të ushtruar profesionin e tij.

''Klienti im Edmond  Gashi kërkoi në gjykatë masë më të butë sigurie, për shkak se ka pacientë për të trajtuar. Janë 50 pacientë të cilëve u ka dalë biopsia dhe duhet të marrin kurim nga mjeku i tyre. Masa ‘arrest në shtëpi’ e pengon të shkojë në klinikën private, atje ku ka aparaturat”, tha avokatja Xhoi Nela.

Edhe mjekja Alketa Pere ka kërkuar heqje të masës detyrim paraqitje.

Dosja tashmë është në dorë të SPAK pasi Prokuroria e Tiranës shpalli moskopetencën.

Prokuroria e Tiranës zbuloi më 26 qershor 2024 abuzimet që bëheshin brenda spitalit Onkologjik.

Nga bisedat e zbardhura nga kjo Prokurori u zbulua se pacientët që vuanin nga kanceri mjekët të cilët janë vënë sot nën akuzë për shpërdorim detyre  i transferonin nga shteti në privat me qëllim përfitimi./ Versus.al

 

7 MUAJ ME PARE

VIDEO/ Skandali tek Onkologjiku, mjekët ‘në rresht' për në GJKKO, gazetarët "komplimentojnë" Peren: Sa e bukur...

Skandali te onkologjiku/ Gjykata e Posaçme nuk u ndryshon masat,

Ka nisur seanca e radhës në GJKKO për 7 mjekët dhe infermierët e spitalit Onkologjik të Tiranës.

Në videot e siguruara nga Versus.al të akuzuarit për skandalin tek Onkologjiku shihen duke u futur njëri pas tjetri në GJKKO. 

Ditë më parë Prokuroria e Tiranës shpalli moskompetencën për hetimin e dosjes së skandalit të spitalit të Onkologjikut  ku u zbulua se mjekët abuzonin me detyrën duke mos trajtuar pacientët me kancer teksa i drejtonin në klinika private.

Nisur nga kjo dosja i kaloi SPAK  e cila ka formuluar dhe akuzën për 'grup të strukturuar kriminal'.

Vendimi për t'ja kaluar çështjen SPAK-ut për hetim më të thelluar u mor nga prokurori Bledar Valikaj.

Gjykata e Tiranës ka konfirmuar si më poshtë masat ndaj 7 të akuzuarve:

Edmond Gashi, mjek onkolog në spitalin e Onkologjikut– “Arrest shtëpie” - Shpërdorim detyre

Alketa Pere Ymeri mjeke onkolog në spitalin e Onkologjikut – “Detyrim paraqitje” -  Shpërdorim detyre

Brikena Qirjazi Ish zv.drejtoreshë e QSUT - “Detyrim paraqitje” - ''Shpërdorim detyre"

Emiljano Lela Koordinatori pranë onkologjikut - “Detyrim paraqitje” - Shpërdorim detyre

Drilona Kishta ish-specialist pranë QSUNT banuese në Amerikë - “Detyrim Paraqitje” - Shpërdorim detyre

Halil Gashi administrator i klinikës  Megis, babai i mjekut Gashi – “Detyrim paraqitje” - Fshehje e te ardhurave 

Florian Marku administrator farmacie  – “Arrest shtëpie”

 

7 MUAJ ME PARE

Videolajm / ‘Sa e bukur qenke bërë sot’, gazetarët thumbojnë Alketa Peren

Skandali te onkologjiku/ Gjykata e Posaçme nuk u ndryshon masat,

Mjekja e Onkologjikut Alketa Pere është paraqitur ditën e sotme në GJKKO, pasi kjo e fundit do të caktojë masat për 7 mjekët dhe infermierët e Onkologjikut.

Për të shmangur kontaktin me gazetarët mjekja kishte zgjedhur të vinte syze por dhe të fliste në telefon, ndërsa buzëqeshte para kamerave.

Por gazetarët nga ana tjetër kanë ‘thumbuar’ mjeken pas kritikave të kësaj se e nxirrnin keq në foto.

“Qenke bërë e bukur sot”, dëgjohen teksa thonë gazetarët.

Por përgjigja ndërkohë vjen nga avokati i saj, që nuk nguroi që të falënderonte gazetarët. 

 

7 MUAJ ME PARE

“Onkologjiku”/ Polici e ndjek “këmba këmbës”, mjeku Gashi në GJKKO për rivlerësimin e masës së arrestit (VIDEO)

Skandali te onkologjiku/ Gjykata e Posaçme nuk u ndryshon masat,
Gashi në GJKKO dhe efektivi që e shoqëron

Mjeku Edmond Gashi është paraqitur sot në GJKKO ku do të zhvillohet seanca gjyqësore për rivlerësimin e masave të arrestit ndaj të përfshirëve në skandalin e spitalit të Onkologjikut ku qytetarëve nuk u jepej shërbimi i duhur dhe orientoheshin drejt klinikës private të  Gashit.

Në GJKKO janë paraqitur edhe mjekja Aleta Pere dhe ish-zv.drejtoresha e QSUT, Brikena Qirjazi të cilat po ashtu janë të përfshira në skandalin e Onkologjikut. Pere në përgjimet e zbardhura nga prokuroria e Tiranës, rezulton se ishte e punësuar në klinikën "Megis" të mjekut Gashi dhe orientonte qytetarët drejt saj. Ndërsa Qirjazi nuk mori asnjë veprim për shqetësimet e ngritur nga mjeku Adrian Hoti i cili tregoi për Versus.al për pajisjen e kobaltit, pajisjen e trajtimit të të sëmurëve me kancer që nuk ishte vënë në punë që prej vitit 2021. Rishikimi i masave të arrestit ndaj të përfshirëve në skandalin te Onkologjiku lidhet me faktin se Prokuroria e Tiranës përpiloi edhe akuzën e 'grupit të strukturuar kriminal'. Versus.al

Poll