AKTUALITET /

Arrest me burg për Marsel Baçin dhe Selam Hykën, shfrytëzonin dhe abuzonin seksualisht me të miturën 16-vjeçare

Mësohet se Gjykata e Korçës ka vendosur masën e sigurisë arrest me burg për të dy këta shtetas

Shkruar nga M.H

Arrest me burg për Marsel Baçin dhe Selam Hykën,

Ditën e sotme është zhvilluar në Gjykatën e Korçës seanca për caktimin e masës së sigurisë për Marsel Baçin dhe Selam Hykën, të cilët janë arrestuar si të dyshuar se kanë kryer marrëdhënie seksuale me një të mitur (16 vjeçare) dhe e kanë shfrytëzuar për prostitucion.

Mësohet se Gjykata e Korçës ka vendosur masën e sigurisë arrest me burg për të dy këta shtetas.

Sipas njoftimit të policisë, shtetasi Marsel Baçi, 26-vjeç ka marrë këtë dënim mbi akuzën e kryerjes së veprës penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”. Ndërsa Selam Hyka, 41 vjeç akuzohet për kryerjen e veprës penale “Marrëdhënia seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur”.

Gjatë veprimeve të kryera në prezencë të psikologut, prindit dhe mbrojtësit ligjor, 16-vjeçarja ka kallëzuar se në muajin qershor të vitit 2024, ky shtetas ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me të dhe i ka dhënë para.

Ndërkohë, 26 vjeçari ka pranuar akuzën se ka kryer marrëdhënie seksuale me të miturën, por ka kundërshtuar akuzën e shfrytëzimit të saj.

Njoftimi:

Në Gjykatën e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjitshëm Korçë, u zhvillua sot në datën 26.07.2024 ora 13:00 seanca me objekt: “Vleftësim i ligjshëm ndalimi, caktim mase sigurimi”, ndaj shtetasve S.H, M.B ku gjykata në përfundim vendosi: Pranimin e kërkesës.

1- Vleftësimin si të ligjshëm të ndalimit dhe caktimin e masës së sigurimit “Arrest në burg” ndaj shtetasit S.H, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Marrëdhënia seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç” parashikuar nga neni 101/1i Kodit Penal.

2- Vleftësimin si të ligjshëm të ndalimit dhe caktimin e masës së sigurimit “Arrest në burg” ndaj shtetasit M.B, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shfrytëzimi i prostitucionit” parashikuar nga neni 114/2 i Kodit Penal./ Versus.al