AKTUALITET /

Arrestohet 30-vjeçari, dyshohet se shtyu drejt vetëvrasjes 26-vjeçaren në Prishtinë

Personi që është arrestuar në lidhje me këtë rast është 30-vjeçari, Valmir Sheqiri, i cili ishte në lidhje dashurie me viktimën.

Shkruar nga Versus

Arrestohet 30-vjeçari, dyshohet se shtyu drejt vetëvrasjes

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në lagjen “Lakrishtë” të Prishtinës, ku një vajzë ka humbur jetën pasi ka rënë nga lartësia e një objekti.

26-vjeçarja Xheneta Ejupi ka vdekur në vendin e ngjarjes, pas rënies tragjike nga kati i shtatë i një banese.

Një person ka përfunduar në prangat e Policisë në lidhje me këtë rast, pasi dyshohet se e ka shtyrë viktimën drejt vetëvrasjes.

Personi që është arrestuar në lidhje me këtë rast është 30-vjeçari, Valmir Sheqiri, i cili ishte në lidhje dashurie me viktimën.

Ai dyshohet se e ka shtyrë të dashurën e tij të kryejë vetëvrasje në rrethana tragjike në banesën ku jetonte në Lakrishtë të Prishtinës.

Arrestohet 30-vjeçari, dyshohet se shtyu drejt vetëvrasjes

Viktima kishte jetuar me qira në atë banesë dhe dyshohet se është hedhur nga kati i shtatë, pas një periudhe të gjatë presioni psikologjik të ushtruar nga i dyshuari.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë hetuesit rajonalë për krime të rënda, krimteknikë si dhe prokurori kujdestar, i cili pas ekzaminimeve fillestare ka urdhëruar arrestimin e të dyshuarit dhe nisjen e procedurës penale.

Me vendim të Prokurorit, i dyshuari është ndaluar për 48-orë, pasi dyshohet për veprën penale “Shtytje në vetëvrasje”.

Hetimet lidhur me këtë rast janë duke u zhvilluar intensivisht, për të ndriçuar plotësisht rrethanat që çuan në këtë vetëvrasje tragjike.

 

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: