"Gjesti më ka provokuar gjatë gjithë lojës, nga gjaknxehtësia e qëllova. Nuk e durova më!", mësohet të ketë deklaruar në polici, ku u shoqërua pas incidentit të dhunshëm shtetasi Jozefin Marku.
Jozi ka qëndruar në Komisariatin nr. 6 në kryeqytet për 5 orë me radhë, deri në përfundim të procedurave dhe më pas mësohet se është liruar rreth orës 05:00 të mëngjesit. Ai do të hetohet në gjendje të lirë dhe në përfundim të hetimeve do të vendoset nëse do të procedohet e dërgohet në qeli apo jo.
Ngjarja e ndodhur në spektaklin televiziv “Big Brother VIP Albania”, ku banori Jozefin Marku goditi me shuplakë Gjestin gjatë transmetimit direkt, mund të ketë pasoja serioze ligjore. Sipas Kodit Penal të Shqipërisë, ky veprim përbën vepër penale dhe mund të dënohet me gjobë ose me burgim.
Sipas Nenit 90 të Kodit Penal, goditja e një personi tjetër, edhe nëse nuk lë pasoja të rënda fizike, konsiderohet akt dhune me dashje, dhe dënohet me gjobë ose me burgim deri në 2 vjet.








