AKTUALITET /

Tragjike/ Vdes shqiptarja në Santorini, punonte në një hotel. I bie krevati në kokë (DETAJET)

Pavarësisht se shërbimet e urgjencës mbërritën menjëherë në vendngjarje, mjekët konstatuan se viktima kishte ndërruar jetë para mbërritjes së tyre.

Shkruar nga Versus

Tragjike/ Vdes shqiptarja në Santorini, punonte në një hotel. I

Një grua 59-vjeçare me origjinë shqiptare ka humbur jetën në mënyrë tragjike teksa ishte në vendin e saj të punës në një hotel në zonën turistike të Oias, në Santorini.

Sipas raportimeve nga mediat greke, ngjarja ka ndodhur kur një shtrat i veçantë, i montuar në mur, është shkëputur papritur dhe ka rënë mbi kokën e saj. Goditja fatale i shkaktoi thyerje të qafës, duke i marrë jetën në vend.

Pavarësisht se shërbimet e urgjencës mbërritën menjëherë në vendngjarje, mjekët konstatuan se viktima kishte ndërruar jetë para mbërritjes së tyre.

Autoritetet greke kanë arrestuar pronarin e hotelit dhe po e marrin në pyetje lidhur me standardet e sigurisë në ambientet e punës. Hetimet po vazhdojnë për të përcaktuar përgjegjësinë dhe shkaqet e sakta të aksidentit tragjik.

Ngjarja ka tronditur komunitetin lokal dhe ka rikthyer në vëmendje çështjen e kushteve të sigurisë për punëtorët sezonalë dhe emigrantët që punojnë në sektorin turistik në Greqi. /Versus.al/

Tags:

santorini

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: