MAGAZINË /

(VIDEO) Martohet Egli dhe Gjesti, i celebron Ledioni dhe emocionon me fjalimin: Treguat që s'keni puls pa njëri tjetrin

Në altar Egli është shoqëruar nga Laerti, i cili ka kryer “detyrat” e tij si baba duke e dorëzuar tek dhëndri, pasi e puth në ballë.

Shkruar nga Versus

(VIDEO) Martohet Egli dhe Gjesti, i celebron Ledioni dhe emocionon me fjalimin:

Çifti më i përfolur i këtij edicioni të “Big Brother VIP” po zhvillojnë dasmën e tyre brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Egli dhe Gjesti I thanë njëri tjetrit “PO”, teksa Ledion Lico i cili ishte personi që luajti rolin e “priftit” mbajti një fjalim emocionues përpara tyre.

Në altar Egli është shoqëruar nga Laerti, i cili ka kryer “detyrat” e tij si baba duke e dorëzuar tek dhëndri, pasi e puth në ballë.

“Për mua nuk është thjesht një dasëm në Big Brother, por është finalizimi i gjithë sakrificës që kam bërë. Jam shumë e emocionuar dhe po dridhem e gjitha”, u shpreh Egli.

“Të dua“, iu drejtua Gjesti, duke marrë të njëjtën përgjigje nga Egli. Më pas dyshja i thanë “Po” njëri-tjetrit dhe shkëmbyen unazat.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)

Në dasmë janë të ftuar edh eish banorë si dhe dy opinionistët: Arbër Hajdari dhe Neda Balluku. /Versus.al/

Tags:

egli gjesti

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: