Live Updates /

Dhunë e paprecedent në BBVA / Jozi lirohet pasi dhunoi Gjestin. Ja çfarë tha pas shpullës dhe në polici

Ish-banori Jozefin Marku, në dalje nga shtëpia goditi fizikisht Gjestin me një shuplakë aq të fortë sa e rrëzoi në tokë, pasi koka ju përplas njëherësh Besart Kelmendit mes derës së jashtme dhe murit. * Gjesti u godit me shpullë nga Jozi, rrjeti "kryqëzon" Rozana Radin. Reagimi “i ftohtë” i artistes ka marrë vëmendje të madhe në rrjetet sociale, duke nxitur komente të shumta nga shikuesit.* Pas shpullës së Jozi ndaj Gjestit në BBVA, reagon për herë të parë familja e tij. * Jozi bëhet kështu banori i dytë që e presin prangat pas daljes nga BBVA. Në edicionin e vjetshëm ishte Liam Osmani, banori i cili u arrestua në spektaklin ‘Big Brother VIP 3’, nga forcat Operacionale të policisë së Tiranës pasi ishte dënuar me 2 vite e 6 muaj burg për mashtrim, por pak ditë më vonë ai u la i lirë. *Për ngjarjen e rëndë të natës së mbrëmshme, kur Gjesti u godit nga Jozi me shuplakë, ka shkruar edhe media italiane, fanpage.it.*Me një postim në platformën “Instagram”, Valbona Mhilli duket sikur e ka “tradhëtuar” dashurinë që kishte ndaj Jozit dhe ka shprehur mbrojtje ndaj finalistit.*Familja e Gjestit shprehet se janë të tronditur dhe se një akt i tillë është i patolerueshëm, por krenarë për Gjestin që nuk reagoi dhe ruajti qetësinë.

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

Ish-banori Jozefin Marku, në dalje nga shtëpia goditi fizikisht Gjestin me një shuplakë aq të fortë sa e rrëzoi në tokë, pasi koka ju përplas njëherësh Besart Kelmendit mes derës së jashtme dhe murit. * Gjesti u godit me shpullë nga Jozi, rrjeti "kryqëzon" Rozana Radin. Reagimi “i ftohtë” i artistes ka marrë vëmendje të madhe në rrjetet sociale, duke nxitur komente të shumta nga shikuesit.* Pas shpullës së Jozi ndaj Gjestit në BBVA, reagon për herë të parë familja e tij. * Jozi bëhet kështu banori i dytë që e presin prangat pas daljes nga BBVA. Në edicionin e vjetshëm ishte Liam Osmani, banori i cili u arrestua në spektaklin ‘Big Brother VIP 3’, nga forcat Operacionale të policisë së Tiranës pasi ishte dënuar me 2 vite e 6 muaj burg për mashtrim, por pak ditë më vonë ai u la i lirë. *Për ngjarjen e rëndë të natës së mbrëmshme, kur Gjesti u godit nga Jozi me shuplakë, ka shkruar edhe media italiane, fanpage.it.*Me një postim në platformën “Instagram”, Valbona Mhilli duket sikur e ka “tradhëtuar” dashurinë që kishte ndaj Jozit dhe ka shprehur mbrojtje ndaj finalistit.*Familja e Gjestit shprehet se janë të tronditur dhe se një akt i tillë është i patolerueshëm, por krenarë për Gjestin që nuk reagoi dhe ruajti qetësinë.

14 Postime
1 DITE ME PARE

E bujshme/ "E gjithë Amerika është me ty" - Gjesti shfaqet në ekranet gjigante të "Time Square"

Dhunë e paprecedent në BBVA / Jozi lirohet pasi dhunoi Gjestin. Ja

Pas incidentit të rëndë në spektaklin “Big Brother VIP Albania”, ku konkurrenti Jozi goditi me shuplakë Gjestin gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë, rrjetet sociale janë përfshirë nga reagime të shumta.

Fansat dhe figura të njohura nga bota e artit dhe showbiz-it shqiptar kanë shprehur indinjatën e tyre, duke e cilësuar aktin si të papranueshëm dhe duke kërkuar që Jozi të përballet me pasojat ligjore të veprimit të tij.

Në shenjë solidariteti, në qytetin e New York-ut, portreti i Gjestit është shfaqur në disa ekrane gjigante me mbishkrimin: “E gjithë Amerika është me ty Gjest”.

Dhunë e paprecedent në BBVA / Jozi lirohet pasi dhunoi Gjestin. Ja

Ky veprim është komentuar gjerësisht si një simbolikë e fuqishme mbështetjeje ndaj një figure që për shumë ndjekës përfaqëson qëndrueshmërinë dhe dinjitetin përballë dhunës.

1 DITE ME PARE

“Phyyy, nuk e ka fajin aktori po regjisori!” Olsi Bylyku bën reagimin e papritur për Jozin dhe pendohet (FOTO)

Dhunë e paprecedent në BBVA / Jozi lirohet pasi dhunoi Gjestin. Ja

Pas incidentit të rëndë të ndodhur gjatë spektaklit “Big Brother VIP Albania”, ku Jozi goditi fizikisht Gjestin dhe u përjashtua menjëherë nga formati, nuk kanë munguar reagimet e figurave publike.

Një ndër to është edhe aktori Olsi Bylyku, i cili dikur ka qenë pjesë e këtij formati.

Reagimi i tij, edhe pse u fshi pak më pas, u përhap me shpejtësi në rrjetet sociale dhe përmbante kritika të ashpra ndaj menaxhimit të programit nga ana e Top Channel.

“Phyyy, phyyy, phyyyyyy! Kjo është ajo ‘loja’ që ju ofrohet si ‘lojë’ nga televizioni që ju aq shumë e doni!” – shkroi Bylyku, duke shprehur zhgënjim dhe neveri për atë që ndodhi live para një publiku të gjerë.

Ai e përshkruan incidentin si një “shpullë mediatike” për publikun, duke theksuar se dhuna nuk është thjesht një devijim i momentit, por pasojë e një klime të ushqyer qëllimisht për të rritur shikueshmërinë.

Olsi thekson se fajtorët nuk janë konkurrentët, por ata që drejtojnë prapaskenën: “Nuk është fajtor asnjë aktor, miq! Është regjizori i kësaj ‘shfaqjeje’.”

Ky reagim pasqyron qëndrimin kritik që Bylyku ka mbajtur më herët ndaj formatit, të cilin e kishte braktisur duke deklaruar se nuk përputhej me parimet e tij personale dhe profesionale.

Dhunë e paprecedent në BBVA / Jozi lirohet pasi dhunoi Gjestin. Ja

1 DITE ME PARE

“Jemi të tronditur por krenarë”, familja e Gjestit bën deklaratën e parë: Askush nuk meriton të dhunohet

Dhunë e paprecedent në BBVA / Jozi lirohet pasi dhunoi Gjestin. Ja

Familja e Gjestit ka reaguar përmes një deklarate publike në lidhje me ngjarjen e paprecedentë të ndodhur spektaklin e një nate më parë në Big Brother Vip, ku Jozefin Marku qëlloi me shpullë Besart Kelmendin.

Familja e Gjestit shprehet se janë të tronditur dhe se një akt i tillë është i patolerueshëm, por krenarë për Gjestin që nuk reagoi dhe ruajti qetësinë.

Reagimi i plotë:

Ende jemi të tronditur dhe me një dhimbje shumë të madhe në zemër nga ajo që ndodhi mbrëmë në shtëpinë e Big Brother VIP. Pamjet e dhunës fizike ndaj Gjestit ishin të vështira për t’u parë dhe akoma më të vështira për t’u përjetuar si njerëz që e njohim, e duam dhe që e dimë sa zemërmirë dhe i pastër është.

Askush nuk meriton të dhunohet – as brenda një loje, as jashtë saj. Gjesti hyri në atë shtëpi me respekt, me edukatë dhe me zemrën plot mirësi. Nuk e meritoi kurrë një përballje të tillë të dhunshme.

Dhimbja që ndjejmë është e madhe, por jemi krenarë për të. Krenarë që edhe në atë moment, zgjodhi të mos reagojë me dhunë. Krenarë që qëndroi i fortë dhe i qetë, edhe kur u sulmua padrejtësisht.

Ky postim nuk është vetëm një reagim. Është një thirrje. Për drejtësi. Për reflektim. Për njerëzi. Sepse dhuna nuk mund dhe nuk duhet të jetë kurrë pjesë e asnjë formati, asnjë loje, asnjë shoqërie që pretendon të jetë e shëndetshme.

Faleminderit nga zemra të gjithëve ju që jeni në krah të Gjestit. Dashuria juaj i jep forcë.

Dhunë e paprecedent në BBVA / Jozi lirohet pasi dhunoi Gjestin. Ja

 

1 DITE ME PARE

“Jozi i neveritshëm”/ Valbona hedh poshtë miqësinë me këngëtarin dhe i del në krah Gjestit: Qëndrove burrë!

Dhunë e paprecedent në BBVA / Jozi lirohet pasi dhunoi Gjestin. Ja

Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania 4”, Valbona Mhilli, ka reaguar në lidhje me situatën e paprecedentë që ndodhi mbrëmjen e djeshme, ku Jozefin Marku goditi me shpullë Gjestin dhe e rrëzoi në tokë.

Me një postim në platformën “Instagram”, moderatorja duket sikur e ka “tradhëtuar” dashurinë që kishte ndaj Jozit dhe ka shprehur mbrojtje ndaj finalistit.

Postimi i saj:

Gjesti, qëndrove burrë i vërtetë. Dhuna është turp. Dhuna është krim. Dhuna s'ka justifikim.

Përballove një akt të turpshëm me qetësi, dinjitet dhe klas. Nuk reagove me dhunë, por me dinjitet - dhe kjo ështe forca jote më e madhe. Je shembull për shumë te rinj të ndjekin këtë format.

Akti i Jozefin Markut që goditi me shuplakë Gjestin është i neveritshëm dhe i dënueshëm. Askush, në asnj rrethanë, nuk ka të drejtë të ngrejë dorë mbi nje tjetër. Kjo nuk është guxim, as reagim - është thjesht dhune. 

Kush përdor dhunën, humb çdo të drejtë morale për të folur per drejtësi, respekt apo dinjitet.

Respekt dhe perqafime për familjen tënde, që me siguri e kanë përjetuar rëndë këtë moment. Por duhet te ndihen krenare - sepse rritën një djalë me vlera.

Uroj me gjithë zemër qe ta fitosh këtë edicion - jo vetëm për vete, por për çdo njeri qe beson tek respekti dhe karakteri.

Dhunë e paprecedent në BBVA / Jozi lirohet pasi dhunoi Gjestin. Ja

1 DITE ME PARE

Mediat italiane "jehonë" dhunës në Big Brother: Konkurenti goditet me grusht, përfundon në spital

Dhunë e paprecedent në BBVA / Jozi lirohet pasi dhunoi Gjestin. Ja

Për ngjarjen e rëndë të natës së mbrëmshme, kur Gjesti u godit nga Jozi me shuplakë, ka shkruar edhe media italiane, fanpage.it.

Aty shkruhet: “Konkurrenti i Big Brother VIP shqiptar, këngëtari Jozi, ka goditur me grusht Gjestin, po ashtu këngëtar, gjatë transmetimit gjysmëfinal të mbrëmjes së djeshme, duke e bërë atë të përfundojë në spital. Policia vuri në pranga sulmuesin, i cili u arrestua dhe më pas u la i lirë në orët e para të mëngjesit”.

Dhunë e paprecedent në BBVA / Jozi lirohet pasi dhunoi Gjestin. Ja

“Pas eliminimit nga shtëpia e Big Brother VIP Albania, këngëtari shqiptar, Jozefin Marku, ka goditur me grusht Gjestin.
Ndodhi në episodin e transmetuar mbrëmë në TopChannel kur garuesi i hapi derën garuesit të eliminuar, ky i fundit e sulmoi duke i goditur me grusht të dhunshëm që e bëri të rrëzohej përtokë. Mediat shqiptare raportuan se transmetimi i drejtpërdrejtë është ndërprerë për disa minuta menjëherë pas incidentit”, ka shkruar fanpage.it.

“Pas aksidentit, Gjesti është dërguar në spital për t’iu nënshtruar kontrollit mjekësor dhe për të marrë trajtim mjekësor për plagosjen e rëndë. Pas trajtimit, garuesi u kthye në shtëpi pasi gjendja e tij ishte e qëndrueshme. Por, për Jozin ka mbërritur policia e cila ka ndërhyrë në vend, e ka vënë në pranga dhe e ka arrestuar”, shkruan media italiane. 

1 DITE ME PARE

G-Bani kërcënohet pasi i doli në krah Gjestit: Ishte pabesi! Jap jetën, terrorin nuk e pranoj

Dhunë e paprecedent në BBVA / Jozi lirohet pasi dhunoi Gjestin. Ja

Kërcënohet G-Bani pasi i doli në krah Gjestit dhe dënoi aktin e dhunës së kryer nga Jozefin Marku. Lajmin e ka bërë të ditur vetë artisti në rrjetet sociale. 


“Kanë fillu kërcënimet e para nga njerëz që asociohen me Jozin siç thonë. Gjithë ju që kërcënoni, jetën e jap dhe terrorin nuk e pranoj. Jetën e jap, hajde, jetën e jap! Po mendimin tim do të them gjithmonë, përherë. Kjo që ka bërë është e papranueshme, jam kundër nuk do ta bëja kurrë, distancohem nga ajo gjë 1000%, as nuk dua lidhje fare me një njeri që sillet ashtu. Ishte pabesi. E dyta, ju, fansat e mi, që thoni dhe ‘ti e ke godit, unë nuk e kam godit me gjithë forcën time, më ka prek më ka ofendu e kam shtyrë por jo me gjithë forcën time… Nëse jeni mbështetësit e mi për atë fakt, nëse jeni fansat e mi veç për atë gjë që kam bëre me Gjestin ikni, se nuk jeni fansat e mi e as nuk dua t’u kem”, shprehet G-Bani.

Pas incidentit të paprecedentë të ndodhur gjatë mbrëmjes së djeshme në Big Brother ku Gjesti u godit nga Jozi, përmes një videoje ku shfaqej i prekur dhe i përlotur, G-Bani i doli në mbrojtje Gjestit dhe shprehet se i vjen keq për atë që ka ndodhur.

Ai shprehu solidaritetin e tij ndaj Gjestit duke thënë se nuk e meritonte këtë dhe se distancohet nga akti i Jozefin Markut.

“Të kam shumë xhan dhe atë gjë nuk e meritoje Gjest, gabim kam bërë dhe unë që të kam shtyrë por kjo që ndodhi sot…jo jo kurrë kurrë asnjëherë. Të përqafoj shumë me gjithë respektin dhe familjen tënde keni solidaritetin tim”, - tha mes të tjerash në mesazhin e tij G Bani.

 

1 DITE ME PARE

Zbardhet dëshmia e Jozit në polici: Më ka provokuar! Ish-banori do të hetohet në gjendje të lirë

Dhunë e paprecedent në BBVA / Jozi lirohet pasi dhunoi Gjestin. Ja

"Gjesti më ka provokuar gjatë gjithë lojës, nga gjaknxehtësia e qëllova. Nuk e durova më!", mësohet të ketë deklaruar në polici, ku u shoqërua pas incidentit të dhunshëm shtetasi Jozefin Marku.
Jozi ka qëndruar në Komisariatin nr. 6 në kryeqytet për 5 orë me radhë, deri në përfundim të procedurave dhe më pas mësohet se është liruar rreth orës 05:00 të mëngjesit. Ai do të hetohet në gjendje të lirë dhe në përfundim të hetimeve do të vendoset nëse do të procedohet e dërgohet në qeli apo jo.

Ngjarja e ndodhur në spektaklin televiziv “Big Brother VIP Albania”, ku banori Jozefin Marku goditi me shuplakë Gjestin gjatë transmetimit direkt, mund të ketë pasoja serioze ligjore. Sipas Kodit Penal të Shqipërisë, ky veprim përbën vepër penale dhe mund të dënohet me gjobë ose me burgim.

Sipas Nenit 90 të Kodit Penal, goditja e një personi tjetër, edhe nëse nuk lë pasoja të rënda fizike, konsiderohet akt dhune me dashje, dhe dënohet me gjobë ose me burgim deri në 2 vjet.

1 DITE ME PARE

"S’ka lindur ai bir k*rve që ma çel derën mua", Ja çfarë tha tjetër Jozi pasi goditi Gjestin me shuplakë

Dhunë e paprecedent në BBVA / Jozi lirohet pasi dhunoi Gjestin. Ja

Do të mbetet ndoshta për shumë kohë një nga skenat më të pahijshme, më rënda e të papranueshme në historinë e Big Brother VIP Albania ajo që ndodhi mbrëmjen e djeshme, kur ish-banori Jozefin Marku, në dalje nga shtëpia, goditi fizikisht me sa forcë pati Gjestin me një shuplakë aq të fortë sa e rrëzoi në tokë, e koka Besart Kelmendit ju përplas njëherësh mes derës së jashtme dhe murit.

Menjëherë pas aktit të dhunës, ai shpërtheu në fyerje, duke thënë: “S’ka le ai bir ku*ve që ma hap derën mua! Kush e hap derën? Legen!.”

Banorët mbetën të shokuar nga ngjarja, ndërsa Gerta dhe Egli ishin të parët që reaguan për të ndihmuar Gjestin e shtrirë përdhe nga shuplaka e fuqishme e 29 vjeçarit Marku.

Ky incident ka shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale, ku ndjekësit dhe figura publike kanë dënuar ashpër sjelljen e Jozit, por jo më pak dhe produksionin për zgjedhjen e sidomos rifutjen në lojë të banorëve të nxjerrë nga shtëpia me zarf të zi për shkak të akteve të dhunës apo deklaratave ofenduese dhe krejtësisht të papërshtatshme.  

Dhunë e paprecedent në BBVA / Jozi lirohet pasi dhunoi Gjestin. Ja

Ngjarja ka ngjallur debat të fortë mbi kufijtë e lojës dhe përgjegjësinë që mbartin formatet televizive kur situatat tejkalojnë çdo normë etike dhe njerëzore.

Pas incidentit, Jozi është shoqëruar nga policia për në komisariatin nr 6 në Kombinat ku i janë marrë deklarimet në lidhje me incidentin e turpshëm. 

 

 

1 DITE ME PARE

Gjesti u godit me shpullë nga Jozi, rrjeti "kryqëzon" Rozana Radin. Arsyeja e pamjet befasuese (VIDEO)

Dhunë e paprecedent në BBVA / Jozi lirohet pasi dhunoi Gjestin. Ja

Pas incientit të paprecent në Big Brother Vip, ku një banor shtrin për tokë me shpullë një banor tjetër, sië ishte rasti mes Jozit e Gjestit, analizohet pamje pas pamje çdo gjë që ndodhi brenda shtëpisë më të famshme në vend. Por në mesin e situatës së tensionuar dhe tronditëse, një detaj që nuk kaloi pa u vënë re nga publiku ishte mosreagimi i Rozana Radit, finalistja e parë e këtij edicioni të BBVA.

Krejt ndryshe nga Gerta, e cila ishte më pranë dy djemve dhe reagoi direkt, apo Egli që menjëherë kërkoi ndërhyrje nga produksioni pas momentit kur Jozi goditi me shuplakë Gjestin, Rozana qëndroi krejtësisht e qetë, si "spektatore" e këtij akti shëmtie.

Dhunë e paprecedent në BBVA / Jozi lirohet pasi dhunoi Gjestin. Ja

Ky reagim “i ftohtë” i artistes ka marrë vëmendje të madhe në rrjetet sociale, duke nxitur komente të shumta nga shikuesit. Ka mes komentuesve që e shikojnë si reagim të kontrolluar dhe të matur qëndrimin e saj për të mos i hedhur "benzinë zjarrit" apo për të mos u bërë palë në një sherr që nuk ishte i saj, por ama shumë të tjerë u shprehën të habitur se si dikush mund të qëndrojë aq indiferent në një moment dhunimi ku ajo ishte dëshmitare e "dorës ë parë".

Me siguri do ta japë vetë Rozana një sqarim kur të përballet me komentet dhe reagimet që ka shkaktuar mos reagimi i saj.  

1 DITE ME PARE

Ky ish-banor i BBVA i doli në mbrojtje Jozit për dhunën ndaj Gjestit, por më pas ndodh e papritura...

Dhunë e paprecedent në BBVA / Jozi lirohet pasi dhunoi Gjestin. Ja

Aktit skandaloz të dhunës të Jozefin Marku kundrejt Besart Kelmendit alias Gjesti, banor i BBVA i ka "duatrokitur" me anë të dy story-ve një nga ish-banorët e këtij edicioni të BBVA-së.

Dhunë e paprecedent në BBVA / Jozi lirohet pasi dhunoi Gjestin. Ja

Fjala është për Vserlon, i cili përmes një story i ka vënë kurorën e mbretit Jozit pas veprimit, shenjë kjo e përkrahjes.

Për më tepër, ai i ka çuar edhe një mesazh Gjestit.

Dhunë e paprecedent në BBVA / Jozi lirohet pasi dhunoi Gjestin. Ja

Por këto mesazhe kanë qëndruar shumë pak në story e Vserlos, pasi i ka hequr duke shpërndarë një mesazh mjaft më ndryshe nga dy të parët. 

Dhunë e paprecedent në BBVA / Jozi lirohet pasi dhunoi Gjestin. Ja

Ç'ndodhi me Vserlon? E kuptoi gabimin e mbështetjes së "mbretit" të dhunës apo reagimet e menjëhershme e detyruan që të tërhiqej?! 

1 DITE ME PARE

Pas shpullës së Jozi ndaj Gjestit në BBVA, reagon për herë të parë familja e tij

Dhunë e paprecedent në BBVA / Jozi lirohet pasi dhunoi Gjestin. Ja

Pas incidentit të ndodhur mbrëmë në shtëpinë e Big Brother Albania, ku banori Jozefin Marku goditi Gjestin, ka ardhur edhe reagimi i parë nga familja e këtij të fundit.

Dhunë e paprecedent në BBVA / Jozi lirohet pasi dhunoi Gjestin. Ja

Motra e Gjestit, Blerina Kelmendi, ka postuar një story në Instagram ku falënderon të gjithë për përkrahjen dhe dashurinë e treguar ndaj vëllait të saj.

Dhunë e paprecedent në BBVA / Jozi lirohet pasi dhunoi Gjestin. Ja

“Në pa mundësi mi kthy krejt mesazhet e dërguara për aktin fizik ndaj Gjestit, ju jemi mirënjohës ne si familje për gjithë mbështetjen dhe dashurinë që e keni tregu për to,” - ka shkruar Blerina, duke shprehur falënderimin në emër të gjithë familjes Kelmendi. 

Kujtojmë se pas këtij incidenti të paprecent, Jozefin Marku u shoqërua me pranga në komisariatin e policisë, duke mbyllur kështu në mënyrën më të keqe aventuarën e tij në Big Brother Vip Albania. Jozi bëhet kështu banori i dytë që e presin prangat pas daljes nga BBVA.

Dhunë e paprecedent në BBVA / Jozi lirohet pasi dhunoi Gjestin. Ja

Në edicionin e vjetshëm ishte Liam Osmani, banori i cili u arrestua në spektaklin ‘Big Brother VIP 3’, nga forcat Operacionale të policisë së Tiranës pasi ishte dënuar me 2 vite e 6 muaj burg për mashtrim, por pak ditë më vonë ai u la i lirë. 

1 DITE ME PARE

Me pranga në duar, momenti i shoqërimit te Jozit nga policia

Dhunë e paprecedent në BBVA / Jozi lirohet pasi dhunoi Gjestin. Ja

Një situatë e paprecedentë ka ndodhur në Big Brother VIP, me Jozefin Markun që ka goditur Gjestin pas eliminimit të tij nga shtëpia.

Menjëherë pas kësaj, produksioni ka kontaktuar Policinë e Shtetit, e cila menjëherë ka arrestuar Jozin, duke e shoqëruar me pranga në duar.

Nga ana tjetër, gjatë Prime-t u mësua se gjendja shëndetësore e Gjestit ishte e stabilizuar.

 

 

1 DITE ME PARE

VIDEO/ I enjtur në fytyrë, Gjesti flet pasi Jozefin Marku e goditi me shuplakë

Dhunë e paprecedent në BBVA / Jozi lirohet pasi dhunoi Gjestin. Ja

Finalisti i Big Brother Vip Albania, Gjesti ka folur pas incidentit të rëndë, ku Jozefin Marku e qëlloi me mllef para se të dilte nga shtëpia.

I enjtur në fytyrë, Gjesti u shpreh se dua ti them mamit dhe babit se jam mirë dhe se kam marrë ndihmën e duhur mjekësore.

Gjesti: Desha vetëm ti them mamit dhe babit jam mirë. Kam marrë ndihmën e duhur mjekësore. Të kisha qenë jashtë nuk do ja kisha falur por dua të mbaroj këtë që ka nisur. Nuk kam ardh me u rreh kam ardh me bo lojë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)

 

1 DITE ME PARE

Skandali/ Jozi godet Gjestin para se të largohet nga shtëpia, policia mbërrin në TopChannel

Dhunë e paprecedent në BBVA / Jozi lirohet pasi dhunoi Gjestin. Ja

Një ngjarje skandaloze ka ndodhur në shtëpinë e Big Brother VIP Albania.

Jozi dhe Loredana u eliminuan nga shtëpia por teksa po largoheshin, Jozi ka goditur me shuplakë Gjestin.

Polica ka mbërritur në TopChannel dhe ka shoqëruar Jozefin Markun në Komisariatin më të afërt sipas moderatorit Ledion Lico.

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: