Live Updates /

“Fraksion tjetër i dosjes së Veliajt”, Dumani: Po e hetojmë për fakte penale! Zbatojmë vendimin e Kushtetueses për sekuestron e celularëve

*Kreu i Prokurorisë së Posaçme (SPAK) Altin Dumani ka zhvilluar sot një takim informal me gazetarët lidhur me veprimtarinë e institucionit që drejton ku ka dhënë përgjigjie për tema të ndryshme. *Fillimisht Dumani foli për krimet zgjedhore duke thënë se në total u administruan 193 materiale. Sa i takon denoncimeve për shitlblerje votash, Dumani tha se shumë prej tyre mbetën në kuadër të aludimeve pasi nuk kishte prova. *Më pas foli mbi vendimin e Gjykatës Kushtetuese për ndalimin e sekuestrimit të telefonave pa një urdhër gjykate, duke i dhënë fund kështu një prej praktikave të ndjekura nga SPAK. Ai tha se SPAK është i detyruar të zbatojë vendimin e Kushtetueses. *Ndërsa u pyet për çështjen e Veliajt dhe pikëpyetjet e ngritura nga ky i fundit në shkrimin e gjatë të postuar, Dumani tha se nuk u përgjigjet të pandehurve. Por shtoi se dosja e Veliajt është ndarë në një tjetër fraksion dhe aktualisht po hetohen fakte penale ndaj tij.

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

3 Postime
21 ORE ME PARE

“Nuk i përgjigjem pyetjeve të tij”, Dumani për Veliajn: Po hetojmë tjetër fraksion penal për të

“Fraksion tjetër i dosjes së Veliajt”, Dumani: Po e
Erion Veliaj dhe Altin Dumani

Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, Erion Veliaj bëri dje një shkrim të gjatë në rrjetin e tij social ku krahas pretendimeve bënte edhe disa pyetje për prokurorët e SPAK lidhur me mbajtjen e tij në paraburgim.

Sot në takimin informal me gazetarët, Dumani tha se nuk u përgjigjet pyetjeve të të pandehurve dhe gjithashtu bëri me dije se dosja e kryebashkiakut është ndarë në një fraksion tjetër dhe po hetohen disa fakte penale.

"Nuk i përgjigjemi të pandehurve, vetëm në rrugë ligjore kur ka pretendime, kur sillen memo nga avokatet, kjo është forma proceduriale. Dosja Veliaj është ndarë edhe në një fraksion tjetër dhe po hetohen disa fakte penale", tha Dumani pa dhënë shumë detaje. Versus.al

21 ORE ME PARE

S'ka më sekuestro telefonash pa vendim gjykate, Dumani komenton vendimin e 'Kushtetueses'

“Fraksion tjetër i dosjes së Veliajt”, Dumani: Po e

Kryetari i Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Altin Dumani gjatë një takim informal me gazetarët është përgjigjur edhe për vendimin më të fundit të gjykatës Kushtetuese për rastin ndaj Oneida Ymerit ku përpilohej se nuk mund të ketë më sekuestrim celularësh pa vendim gjykate.

Dumani nuk preferoi të zgjatej në shpjegim, ndërsa tha se do të respektojnë vendimin.

“Nuk komentojmë, jemi të detyruar ti zbatojmë”, tha shkurt ai.

Dy ditë më parë Kushtetuesja hodhi poshtë praktikën e SPAK lidhur me sekuestrimin e celularit të Ymerajt, e cila është një drejtuese spitali privat në Tiranë. Sekuestrimi u bë në kuadër të hetimeve për ish-zv.kryeministrin në arrati Arben Ahmetaj.

Në vendim, gjykata shprehet se në rastin konkret do të vijojnë të mbahen nën sekuestro vetëm kopjet që lidhen me hetimin penal, duke ia nënshtruar kontrollit gjyqësor.

Sipas Kodit të Procedurës Penale, në një vendim gjykate që lejon kontrollin e banesës dhe të personit, duhet të përcaktohet paraprakisht se cilat sende lejohen të sekuestrohen. Prokuroria, zakonisht, bën kërkesë për pajisje si kompjuterë, laptopë, hard disqe, USB, telefona – pavarësisht se kujt i përkasin, por duhet të arsyetohet lidhja e tyre me një vepër penale konkrete. Versus.al

22 ORE ME PARE

Altin Dumani: SPAK i përqendruar te krimet zgjedhore, 193 materiale të referuara gjatë vitit 2025

“Fraksion tjetër i dosjes së Veliajt”, Dumani: Po e
Altin Dumani

Kreu i SPAK, Altin Dumani, gjatë një takimi informal me gazetarët që mbulojnë fushën e drejtësisë, ka folur për punën e institucionit përgjatë vitit 2025, me theks të veçantë te hetimet për krimet zgjedhore.

Sipas Dumanit, kjo ka qenë një periudhë e ngarkuar për SPAK-un, si për shkak të hetimeve të reja, ashtu edhe për dosjet e mbetura nga vitet e kaluara.

Ai tha se për krimet zgjedhore SPAK ka qenë i fokusuar prej muajit mars e deri në përfundim të procesit zgjedhor, në kuadër të një strategjie të hartuar më herët në bashkëpunim me KQZ-në dhe Prokurorinë e Përgjithshme.

“Në gjykimin tim, kjo strategji ka pasur efekt parandalues”, u shpreh Dumani.

Gjatë kësaj periudhe, SPAK ka administruar gjithsej 193 materiale, të ardhura nga një sërë burimesh:

56 nga Policia e Shtetit

53 nga subjektet politike

80 nga qytetarë të ndryshëm

6 nga persona juridikë

5 nga prokuroritë e rretheve

10 materiale të nisura kryesisht nga SPAK

1 material nga SHÇBA

Sipas Dumanit, një pjesë e madhe e kallëzimeve të ardhura nga subjektet politike lidhen me raste të "asfaltit elektoral", punësime në kundërshtim me ligjin, dhe përdorimin e administratës në funksion të fushatës.

Për sa i përket shitblerjes së votës, Dumani u shpreh se deri tani janë regjistruar vetëm indikacione, por jo prova konkrete që të çojnë në ndjekje penale./Versus.al

Poll