AKTUALITET /

Arrestohet shitësi i drogës në plazhin e Velipojës

Shkruar nga Versus

Arrestohet shitësi i drogës në plazhin e Velipojës

Një i ri është vënë në pranga, pasi akuzohet se shiste drogë në plazhin e Velipojës.

Burime nga policia thanë se, Agostin Gjini, 24 vjeç është vënë në pranga nga policia e Shkodrës.

24-vjeçari banues në fshatin Laç akuzohet për shitje të kanabisit në plazhin e Velipojës.

Policia Shkodër

Shiste në Velipojë, në plazh dhe lokale  lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 24-vjeçari.

Sekuestrohet lënda narkotike cannabis sativa e ndarë në doza gati për shitje.

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Shkodër, në bashkëpunim me shërbimet e Stacionit të Policisë  Velipojë, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore se një shtetas shpërndante lëndë narkotike në plazhin e Velipojës, me qëllimin për ta shitur, kanë organizuar punën për kapjen e tij.

Si rezultat, u arrestua në flagrancë shtetasi A. Gj., 24 vjeç, banues në fshatin Laç.

Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i kanë gjetur këtij shtetasi, një sasi lënde narkotike  e dyshuar narkotike cannabis,e ndarë në doza gati për shitje.  Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: