AKTUALITET /

Asgjësohen mijëra bimë kanabis të mbjella në dy fshatra të Krujës

Policia nuk ka identifikuar asnjë prej autorëve përgjegjës për kultivimin e kanabisit.

Shkruar nga Versus
Asgjësohen mijëra bimë kanabis të mbjella në dy fshatra
Bimët narkotike në Krujë

Krujë- Mijëra bimë kanabis në fshatrat Burz Mal dhe Shkretë janë gjetur dhe asgjësuar me anë të djegies.

Gjatë kontrolleve policore, u zbuluan 1150 bimë kanabis në ambiente të përshtatura për kultivimin e tyre. Një pjesë e bimëve u sekuestrua në cilësinë e provës materiale ndërsa pjesa tjetër u asgjësua me anë të djegies.

Për bimët narkotike të gjetura, nuk është arrestuar asnjë person deri më tani ndërsa ende nuk ka ndonjë të shpallur në kërkim. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: