AKTUALITET /

Autori i maskuar me shall e kapele, detaje nga vr*sja e rojes së pallatit në Vlorë

Shkruar nga Versus
Autori i maskuar me shall e kapele, detaje nga vr*sja e rojes së pallatit
Grupi hetimor në vendngjarje dhe bashkëjetuesja e viktimës

Detaje të reja janë mësuar nga vrasja e 58 vjeçarit Renato Hoxhaj mëngjesin e sotëm në lagjen “Hajro Çakërri”. Pavarësisht se zona përreth vendit ku ndodhi ngjarja nuk ka kamera, burime bëjnë me dije se autori ka hyrë dhe ka dalë në këmbë nga zona “Kuzum Baba”.

I maskuar me shall dhe kapele, personi që shkrepi armën qëlloi 4 herë drejt viktimës, 2 herë në kokë dhe 2 herë në trup duke e lënë të vdekur në vend.

58 vjeçari u gjet i vdekur në hyrje të pallatit në ndërtim ku punonte si roje duke qenë se Godina ishte pranë banesës së tij. Grupi hetimor po punon për kapjen e autorit dhe zbardhjen e shkaqeve të ngjarjës. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: