AKTUALITET /

'Autori njihte shumë mirë zonën', zbardhen detaje të reja për ekzekutimin e biznesmenit, Bujar Nasufi

Pas kqyrjes së kamerave të sigurisë, është parë dhe itenerari që autori ka ndjekur për ekzekutimin e biznesmenit.

Shkruar nga Versus
'Autori njihte shumë mirë zonën', zbardhen detaje
Foto montazh: Bujar Nasufi dhe vendi ku u vra biznesmeni

Janë zbardhur detaje të reja në lidhje me vrasjen e biznesmenit Bujar Nasufit, në zonën e njohur si 'Pallati me Shigjeta.'

Pas kqyrjes së kamerave të sigurisë, është parë dhe itenerari që autori ka ndjekur për ekzekutimin e biznesmenit. Autori është nisur nga një lagjje e Kombinatit për në Selitën e Vogël aty ku dhe kreu vrasje. Gjithashtu nga hetimet ka rezultuar se ai ka pritur viktimën mbi 15 minuta i fshehur në një rrugicë pranë banesës së 57 vjeçarit.

Policia dyshon se autori e njihte shumë mirë zonën, pasi në çdo lëvizje që ka bërë nuk ka përdorur rrugën kryesore, por vetëm rrugica alternative.

Edhe kur është larguar me motor, autori i dyshuar ka përdorur një rrugicë shumë pranë vendit ku kreu ekzekutimi dhe më pas ka dalë në kodër Sharrë, ku dogji motorin, shumë pranë zonës nga ku u nis, Kombinati. Grupi hetimor vijon ende me këqyrjen e kamerave të sigurisë.

Ndërkohë pak ditë më parë janë rimarrë në pyetje sërish familjarët e të ndjerit, ku janë pyetur lidhur me konfliktet e mundshme që mund të ketë pasur viktima. 

Bujar Nasufi u ekzekutua në derën e shtëpisë së tij mbrëmjen e së dielës, më 12 janar. Autori priti që bashkëshortja e viktimës të zbriste nga makina dhe e ekzekutoi biznesmenin teksa po parkonte.

Në një dalje për media pak ditë më parë drejtori i Policisë së Tiranës, Elton Alushi  tha se po punohet për zbardhjen e ngjarjes por hetimet janë shumë komplekse./Versus.al

Poll