
Koli Manaj, 34 vjeçari që plagosi me plumb në kokë bashkëjetuesen e tij Anila Ndoka dhe më pas vrau veten, telefonoi motrën e tij para se të kryente ngjarjen e rëndë.
Gazetari Merin Maçi u shpreh në “Opinion” se konfliktet kishin nisur 12 muaj më parë për shkak se autori ishte i papunë. Ndërsa brenda makinës ku ndodhi krimi, e cila ishte në pronësi të Anilës, autori ka telefonuar motrën e tij dhe sapo ajo ka hapur telefonin, Anila Ndoka ka rrëfyer se po mbahej me forcë dhe tentoi të dilte nga mjeti.
Në atë moment, Koli Manaj, ka përfunduar telefonatën dhe ka qëlluar me armë zjarri si pari bashkëjetuesen, nënën e tre fëmijëve e cila ishte divorcuar nga një martesë 6 vite më parë dhe më pas veten.
“34 vjeçari ka telefonuar motrën e tij dhe momentet e para që ajo është përgjigjur, 44 vjeçarja ka tentuar të shpëtojë duke i komunikuar asaj faktin se është mbyllur në automjetin e saj. Menjëherë është mbyllur telefonata dhe këtu mendohet se ai ka qëlluar me armë zjarri, së pari bashkëjetuesen dhe më pas veten. Veprimi që ka marrë ka qenë i paramenduar sepse vetëm pak ditë më parë, ka dërguar një video ku inskenonte një vetëvrasje në rast se Anila do ishte e vendosur për t’i dhënë fund kësaj bashkëjetese”, tha gazetari. Versus.al








