Avokati Kujtim Cakrani ka folur së fundmi në kuadër të mbrojtësit ligjor të policit Ardian Isufi i cili ndodhet në spital pasi u dhunua nga disa persona në hakmarrje të sherrit me kamarierin 18 vjeçar.
Cakrani tha për Euroneës se autorët, mes të cilëve pronari i lokalit kishin probleme personale me policin e pezulluar i cili shfaqet në pamje së bashku me mikun e tij Laert Bimon duke goditur një kamarier. Në tension e sipër avokati që përfaqëson edhe Metën në GJKKO tha se do t’i shkojë çështjes deri në fund duke u shprehur i vendosur ose në humbjen e licensës ose në ndëshkimin e personave që dhunuan efektivin.
“Duhen hetuar ata që kanë goditur policin. Ai ka qenë shef krimesh, ka qenë shef qarkullimi. Na ra goja duke e thënë këtë. Erla ka çuar në sajë të detyrës persona të caktuar dhe nuk është përfolur as për lidhje me krimin e organizuar, as për lidhje me mafien, as për lidhje me pushtetin, as për ndonjë lloj krimi. Duan ta bëjnë pis patjetër policin. Duhet të kuptojmë diçka: unë po ju them kaq, video e prerë është vepër penale. O Erla, kjo histori sapo ka filluar, “O do lë unë licencën si avokat, ose ata do shkojnë në burg.”-tha Cakrani.
Ngjarja e ndodhur pak ditë më parë ka bërë shumë bujë në vend duke sjellë edhe reagimin e kryeministrit Edi Rama i cili kërkoi që të merren masa që polici i pezulluar të mos rikthehet më në detyrë. Versus.al







