Avokati i efektivit të dhunuar në Vlorë ka reaguar ashpër pas mosveprimit të Policisë së Shtetit, duke publikuar pamje të reja që, sipas tij, tregojnë qartë momentet e dhunës ndaj klientit të tij dhe numrin real të autorëve.
Postimi:
Meqë policia e shtetit nuk arriti të administronte pamjet filmike për të zbardhur ngjarjen e ndodhur në ambjentet e një lokali në qytetin e Vlorës dy ditë më parë, ku u dhunua një punonjës shumë I nderuar I policisë shtetit, atëherë po ja u vendos unë momentet e dhunës ushtruar ndaj policit.
Në video dallohen qartë personat që kanë dhunuar policinë, që në fakt nuk kanë qënë as dy as tre por 15 persona me mjete të forta.
Qytetarët janë bërë preha e një video të shkurtër të publikuar në media ku dallohet që është goditur .e shpulla një kamerier, por qëllimisht ëahtë fshehur pjesa tjetër e ngjarjes.
Pamjet që më kanë ardhur mua si avokat I policit janë tronditëse dhe dallohen qartë edhe dhunuesit e tij.
Prandaj policia e shtetit duhet të ndërhyj me ndalimin e dhunuesve dhe të zbardhë dinamikën e ngjarjes.
Kjo histori nuk do përfundoj këtu jo? Dhunuesit e policit që është në reanimacion të spitalit Vlorës do përgjigjen ligjërisht edhe pse janë miqtë e Kryeministrit dhe pushtetit tij.







