AKTUALITET /

Banorët e Velipojës protestë para SPAK, protestuesi: Bashkim Ulaj nuk ka shans me hy në fshatin tonë!

Banori i fshatit Baks Rjolls akuzon gjyqtaren Vojsava Kolën se ka dhënë një vendimin për tokat me dokumenta të falsifikuara. 

Shkruar nga Versus
Banorët e Velipojës protestë para SPAK, protestuesi: Bashkim Ulaj
Banorët e fshatit Baks-Rjolls para SPAK

Banorët e fshatit Baks-Rjoll kanë zhvendosur protestën e tyre para SPAK. Ata kërkojnë të ndalojnë punimet e resortit luksoz ndërsa akuzojnë biznesmenin Bashkim Ulaj se në bashkëpunim me Fatmir Shpellzajn, kreun e PL në Malësi të Madhe, nëpërmjet falsifikimeve u kanë grabitur pronat që i kanë trashëguar brez pas brezi.

Një nga banorët e këtij fshati është shprehur se ka dorëzuar një shtesë kallzimi të bërë në mars të këtij viti. Ai shprehet se nuk kemi besim as në Prokurorinë dhe as në bashkinë e Shkodrës. Gjithashtu banori i fshatit Baks Rjolls akuzon gjyqtaren Vojsava Kolën se ka dhënë një vendimin për tokat me dokumenta të falsifikuara. 

''Sot kemi ardhur të shtojmë një kallzim rreth asaj që unë kam bërë në mesin e marsit të vitit 2025 këtë muaj. Kam parë në dokumenta këto ditë emra të shumtë personave në pushtet siç janë dhe sot në Gjykatën e Apelit të cilët janë të korruptuar në lidhje me pronat e fshatit Baks-Rrjollit.  I pari që ka filluar falsifikimin është Fatmir Shpellza i cili i përket forcës politike të Partisë së Lirisë.Personi tjetër që i ka bërë të gjtiha dokumentat e falsifikuar unë e di si janë dhe prokuroria duhet të të më thërras se si janë kryer këto falsifikime. Emri më kryesor është Vojsava Kola Osmani besoj se dhe ju gazetarët e njihni se nuk jam unë personi i parë që ajo ka dhënë padrejtësi ka dhe tjerë. Vojsava ka dhënë vendimin për 1500 dynym tokë ose shqiptarët ta dinë më mirë  janë 1 milionë e 500 mijë metër katrorë tokë të cilat janë përfituar nga një person nga hiçi pra gjyqtarja që nuk ka lidhej me atë fshat, nuk ka lidhje me bregdetin e Velipojës aq më tepër në fshatin Baks-Rrjolls. Një tjetër gjyqtarë që është po aq i korruptuar është Astrit Kalaja, shkodran e kam kallzuar sot në SPAK.Na i kanë marrë pronat më i forti pro Bashkim Ulaj nuk ka shans me hy aty.' u shpreh ndër të tjera banori i fshatit Baks Rjolls./Versus.al

 
 
 
 
 
Vieë this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by versus.al (@versus.albania)

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: