Momente tensioni janë regjistruar gjatë protestës së zhvilluar në Rrjoll të Velipojës, ku banorët kundërshtojnë ndërtimin e resortit turistik të Bashkim Ulajt në zonë.
Gjatë tubimit, protestuesit janë përplasur me efektivët e policisë pranë kantierit të ndërtimit. Pas përshkallëzimit të situatës, disa prej banorëve kanë tentuar të heqin një pjesë të rrethimit me kangjella që rrethon zonën ku po zhvillohen punimet.
Protestuesit kanë shprehur kundërshtimin e tyre ndaj projektit, duke ngritur shqetësime lidhur me çështjet e pronësisë dhe zhvillimin e zonës. Gjatë protestës janë dëgjuar edhe thirrje kundër klasës politike në vend.
Situata ka mbetur e tensionuar për disa minuta, ndërsa forcat e policisë kanë qenë të pranishme në terren për të monitoruar zhvillimet dhe për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm të incidentit./Versus.al
View this post on Instagram

