AKTUALITET /

Policia e Tiranës konfirmon vdekjen e Eglant Koçit, drejtori: Kërkimet janë shtrirë në rrethinat e Tiranës!

Drejtori i Policisë së Tiranës, Oliger Torba, deklaroi se është ngritur një strukturë e posaçme për kërkimin e trupit të të riut, me fokus kryesisht zonat përreth Tiranës dhe kufirin ndarës mes Tiranës dhe Elbasanit.

Shkruar nga Versus
Policia e Tiranës konfirmon vdekjen e Eglant Koçit, drejtori:
Eglant Koçi

Policia e Tiranës ka konfirmuar se i riu Eglant Koçi dyshohet se është vrarë, ndërsa vijojnë operacionet intensive për gjetjen e trupit të tij. Hetimet po ndiqen nga strukturat e krimeve të rënda të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, ndërsa në terren janë angazhuar forca të shumta kërkimi.

Drejtori i Policisë së Tiranës, Oliger Torba, deklaroi se është ngritur një strukturë e posaçme për kërkimin e trupit të të riut, me fokus kryesisht zonat përreth Tiranës dhe kufirin ndarës mes Tiranës dhe Elbasanit.

"Fillimisht, Komisariati NR.2 ka kryer të gjitha procedurat, më pas duke bërë një analizë të thelluar të ngjarjes, është gjykuar dhe hetimi po ndiqet nga struktura e krimeve të rënda e Drejtorisë së Policisë Tiranës.

Nga ana jonë dhe aktualisht që po flasim, është ngritur një strukturë e posaçme që po kërkon në lidhje me trupin e shtetasit Eglant Koçi. Kërkimet janë shtrirë kryesisht në rrethinat e Tiranës, kufirit ndarës mes Elbasanit dhe Tiranës", është shprehur ai.

Sipas Torbës, në operacionin e kërkimit janë përfshirë edhe forca të specializuara nga Kosova, të cilat po bashkëpunojnë me Policinë e Shtetit për lokalizimin e trupit.

"Aktualisht krahas shërbimeve të Policisë së Shtetit, një ndihmë na ka ardhur edhe një njësi e posaçme nga FSK, po vijon kërkimi, deri tani nuk kemi pasur ndonjë rezultat konkret. Janë kontrolluar shumë zona ku kishim dyshimet tona pas analizave. Kërkimi vijon", është shprehur Oliger Torba.

Policia vijon kontrollet në disa zona të identifikuara si të dyshimta, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes janë ende në zhvillim./Versus.al

Poll