AKTUALITET /

Banori përplaset me pronaren e lokalit për hapësirën publike i heq karriget vetë, ndërhyn Policia dhe IMT, të dy nën hetim

Nga verifikimet rezultoi se 34-vjeçarja kishte zënë hapësirë publike në shërbim të biznesit që administronte, pa leje zyrtare. Nga ana tjetër, 65-vjeçari kishte reaguar me vetëgjyqësi duke hequr karriget e lokalit.

Shkruar nga Versus
Banori përplaset me pronaren e lokalit për hapësirën publike
Foto ilustruese

Përplasja mes një banori dhe një pronareje lokali për zaptimin e hapësirës publike ka çuar në procedim penal për të dy personat e përfshirë.

Sipas Policisë së Tiranës, pas hetimeve paraprake dhe një denoncimi, në gjendje të lirë janë marrë Xh. L., 65 vjeç dhe Xh. B., 34 vjeçe.

Nga verifikimet rezultoi se 34-vjeçarja kishte zënë hapësirë publike në shërbim të biznesit që administronte, pa leje zyrtare. Nga ana tjetër, 65-vjeçari kishte reaguar me vetëgjyqësi duke hequr karriget e lokalit.

Në bashkëpunim me Inspektoratin e Mbrojtjes së Territorit (IMT), autoritetet liruan hapësirën e zënë, ndërsa çështja i ka kaluar Prokurorisë për veprime të mëtejshme./Versus.al

Poll