AKTUALITET /

Barna kontrabandë nga Greqia, arrestohet 54 vjeçari në Kapshticë

Shkruar nga Versus

Barna kontrabandë nga Greqia, arrestohet 54 vjeçari në

Korçë- Një 54 vjeçar është arrestuar nga policia në pikën kufitare të Kapshticës pasi u kap në tentativë për të futur në vendin tonë medikamente kontrabandë.

Gjatë kontrollit në automjetin me të cilin lëvizte, A.I iu gjetën barna të ndryshme dhe veshje pa dokumentacion përkatës të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Në vijim të veprimeve procedurale, u arrestua në flagrancë shtetasi A. I., 54 vjeç, banues në Korçë, për veprën penale “Kontrabanda me mallra të licencuara”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme. Versus.al

Poll