AKTUALITET /

Bashkëpunoi me Ergys Agasin për të marrë peng biznesmenin, zv.drejtori i policisë Tiranë shkon në GJKKO

Shkruar nga Versus
Bashkëpunoi me Ergys Agasin për të marrë peng biznesmenin,
Erion Ismaili, Ergys Agasi

Zëvendës drejtori i Policisë së Tiranës, Erion Ismaili është paraqitur sot në Gjykatën e Posaçme për konfirmimin e masës “pezullim nga detyra” e “ndalim i daljes jashtë vendit” nën akuzën se ka bashkëpunuar për të kryer një pengmarrje.

Ai dyshohet për kryerjen e veprave penale; “Konkurrencë e paligjshme nëpërmjet dhunës”, e kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit atë të grupit të strukturuar kriminal dhe organizatë kriminale.

Sipas SPAK, Ismaili në bashkëpunim me biznesmenët e shpallur në kërkim, Ergys Agasi dhe Ermal Beqirajn, ka marrë peng biznesmenin Gerond Meçe për t’i kërkuar këtij të fundit që të tërhiqej nga disa tendera të AKSHI-t si dhe të tërhiqte ankimet e bëra për procedurat tenderuese.



Ky i fundit i detyruar është tërhequr nga tenderat të cilët më pas janë përfituar nga biznesmenët Agasi e Beqiraj. Biznesmeni që ishte marrë peng, është përmendur më herët edhe nga zv.kryeministri në arrati Arben Ahmetaj i cili e konsideronte Meçen si ish-bashkëpunëtor të ngushtë të Ramës. Versus.al

Poll